Saranda dhe Otranto, dy qytetet bregdetarë që ndodhen përballë njëri-tjetrit, që sot do të jenë të binjakëzuara. Lidhja mes tyre do të zyrtarizohet nga kryebashkiakët, Luciano Cariddi dhe Stefan Cipa. Në Kështjellën Aragonese të Otrantos, do të shkëmbejnë “pergamenat” që sanksionojnë bashkëpunimin. Dy qytetet, i lidh si deti, ashtu edhe fakti që janë të dy pika të rëndësishme turistike.
Me rastin e kësaj ceremonie, Lidhja Detare Italiane, dega e Otrantos, ka organizuar edicionin e tetë të Negroamaro Cup, regata ndërkombëtare Otranto-Merlera-Saranda.