Të arrestuarit janë italianë, shqiptarë dhe rumunë
Romë, 16 shtator 2014 – Mëngjesin e sotëm, forca të policisë kanë shpartalluar një organizatë ndërkombëtare që trafikonte armë, drogë dhe para të falsifikuara mes Shqipërisë dhe Sardenjës. Janë ndaluar 28 persona, italianë, shqiptarë dhe rumunë, të cilëve u janë dhënë masa të ndryshme sigurie: gjashtë shqiptarë dhe një italian nga Sassari janë burgosur, 6 të tjerë nga Nuoro janë në arrest shtëpie, ndërsa 13 persona i nënshtrohen strehimit të detyrueshëm e dy paraqitjes të përditshme pranë policisë gjyqësore.
Arrestimet janë bërë në Nuoro e Sassari të Sardenjës, në Brescia e Rumani pas një hetimi të gjatë që ka nisur që në fund të vitit 2011. Të gjithë të ndaluarit akuzohen për bashkëpunim në veprave penale të blerjes, mbajtjes dhe shpërndarjes së drogës. Një prej shqiptarëve duhet të përgjigjet edhe për mbajtje e transport armësh lufte. Tre prej të arrestuarve duhet të përgjigjen edhe hedhje në qarkullim parash të falsifikuara.
Gjatë periudhës së hetimeve e gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme droge, nga hashashi e marihuana te kokaina, por edhe kallashnikovë e kartmonedha të falsifikuara.