Shkrimtari ka marrë nga kryebashkiaku i Firences titullin Qytetar Nderi
Romë, 8 qershor 2013 – Kryetari i Bashkisë së Firences Matteo Renzi i ka dhënë mbrëmë në darkë , në Palazzo Vecchio qytetarinë honorare shkrimtarit Roberto Saviano.
“Fakti që nga sot jam edhe qytetar i Firences, ashtu si edhe i disa qyteteve të tjera italiane që më kanë nderuar duke më dhënë qytetarinë e tyre, tregon se qytetaria sot nuk është diçka që lidhet me gjakun, me vendin ku ke lindur, apo me formalitetin e një dokumenti, por është diçka që mund të fitohet, që mund t’i njihet dikujt, që bën pjesë në vetë jetën. – ka thënë Saviano kur tërhoqi pergamenën – Ndaj dua që e drejta e qytetarisë të kthehet në diçka më të rëndësishme se thjesht diçka formale. Ndaj sot, i lumtur që Firence më ka bërë qytetar të sajin, dua t’ia dedikoj qytetarinë time atyre një milion të rinj, burra e gra, bij imigrantësh të lindur në Itali që sot nuk kanë shtetësinë italiane. Po të ishte e mundur të ndaja me ta këtë nder që më bëhet, do ta bëja” .