in

“S’bëhen përtëritje të lejeqëndrimeve, mungojnë kuponët postarë”

Në Prato, Pistoia dhe Lucca zyrat postare nuk pranojnë dorëzimin e kompleteve për lejet e qëndrimit. Paraqitet ankimim në Prokurori

Romë 28 dhjetor 2010 – Në Prato, Pistoia dhe Lucca është e pamundur të kërkohet lejeqëndrimi i parë apo përtëritja e tij, sepse prej rreth dy javësh zyrat postare të qyteteve toskane nuk kanë më kuponët e kërkesave, kështu që kthejnë mbrapsht emigrantët edhe pse kanë përpiluar më së miri formularët.

Një problem ky që nuk shfaqet për herë të parë. është verifikuar më parë edhe në anë të tjera të Itaslisë dhe kundër të cilit ngre gishtin edhe komuna e Pratos. “Të huajt me qëndrim të rregullt në Itali – lexohet në komunikatën e administratës – rrezikojnë sanksione të rënda nëse nëse nuk përmbushin detyrime që nuk varen prej tyre, deri edhe nxjerrjen nga puna, siç parashikon ligji Bossi-Fini, dhe në mënyrë paradoksale përfundojnë të jenë klandestinë në territorin italian”.

Giorgio Silli, aksesor komunal për imigracionin në komunën e Pratos, ka nisur anikimim në Prokurori, në prefekturë, në ministrinë e Brendshme, te karabinierët, në kuesturë dhe në Anci. Kërkon që “Të verifikohen faktet dhe të nxiten zyrat kompetente për zgjidhjen e menjëhershme të problemit, pasi pasojat për të huajt janë shumë të rënda”.

E kontaktuar nga Komuna, drejtoria provinciale e Postave duket se ka shpjeguar që “është fjala për një problem të furnizimit të zyrave, që ka ndodhur në krahina të ndryshme italiane (si për shembull në Milano), pasi nuk janë shpërndarë kuponë të mjaftueshëm në depozitat krahinore”.

“Një fakt ky tepër i rëndë – lexohet në animim – veçanërisht për faktin se Postat janë të ngarkuara të kryejnë një shërbim publik. Kjo është e papranueshme”.

Alarm për pako bombë në ambasadën shqiptare në Romë

Në shkollat e Piacenzas nxënës nga 46 kombe