36-vjeçari Bujar Zhivani është arrestuar e mbyllur në burgun e Modicas sepse duhet të vuante dënimin në arrest shtëpie dhe e kanë gjetur në rrugë
Romë 28 gusht 2012 – Është kthyer në burg me akuzën e arratisjes nga arresti shtëpiak Bujar Zhivani, bujk 36 vjeç rezident në Scicli të Sicilisë.
Zhivani ishte arrestuar më 9 shkurt kur pas një grindjeje me një person në lokalitetin Playa Grande e ka therur me thikë në bark. Viktima i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë të cilës mjekët i hoqën tëmthin të dëmtuar .
Ndërsa Zhivani u arrestua, për ca kohë u mbajt në burg e më pasi u dha masa e arrestit të shtëpisë. Por këtë masë alternative e ka humbur të dielën kur karabinierët e kanë gjetur në rrugë e ai nuk u ka dhënë një arsye të vlefshme që të justifikonte largimin nga shtëpia. Është mbyllur sërish në burgun e Modicas, këtë radhë me akuzën “e arratisjes” nga shtëpia-burg.