in

Sekuestrohen 39 kg barna kinezë e indianë kundër tumorit të sjella nga Shqipëria

Financierët e Barit kanë ndaluar një 47 vjeçar nga Pisa që vinte nga Shqipëria me 39 kg barna të përdorur në Indi e Kinë por që nuk kanë autorizimin e përdorimit në Itali

Romë 26 shtator 2011 – Një shtetas italian 47 vjeç nga Pisa është paditur nga financierët e Barit, sepse gjatë kontrollit të bagazheve i është gjetur një sasi e madhe barnash të paautorizuar në Itali. Është fjala për 200 flakone me Vidatox me bazë helmi akrepi dhe 36 flakone me antioksidantë, për një peshë prej 39 kg, që në Indi dhe Kinë përdoren si barna kundër tumorit por që nuk njihen si antitumoralë nga autoritetet përkatëse në Itali. Financierët kanë verifikuar se këto produkte silleshin nga Shqipëria për t’u çuar në Republikën e San Marinos, ku po të hidheshin në tregun e zi të ilaçeve, jo vetëm që do të gënjenin pacientët mbi efikasitetin e tyre por përkundrazi mund të vinin në rrezik shëndetin e tyre.

Lexo edhe: Shqiptarët luajnë me “ilaçin” kundër kancerit

Rritja e numrit të kërkuesve të azilit, rrezikon liberalizimin e vizave{br}Malmström letër edhe Shqipërisë

Akti i fundit i zgjedhjeve. KQZ vendos për djegien e fletëve të votimit