in

Sekuestrohet në Vlorë një Audi A6 e vjedhur në Itali

Vetëm gjatë këtij viti, në qytetin bregdetar janë sekuestruar 17 makina të vjedhura jashtë shtetit

Tiranë 28 nëntor 2011 – Policia e Vlorës ka sekuestruar një autoveturë që ishte vjedhur në Itali. “Në kuadër të operacionit “Vjeshta 2011” për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të vjedhur jashtë shtetit dhe të trafikuara më pas në Shqipëri, të kryer nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, është sekuestruar automjeti tip AUDI A6 me targat italiane CK 129 CH që, pas verifikimeve, ka rezultuar i vjedhur në Itali në datë 24.08.2010”, saktësojnë për ATSh-në, burime të policisë. Në këto kushte, ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë për “pronarin” e makinës, shtetasin Qatip Hoxha, 45 vjeç, banor i qytetit të Vlorës.

Tre javë më parë, policia lokale bllokoi dhe sekuestroi një auoveturë luksoze që ishte vjedhur në Spanjë. Vetëm gjatë këtij viti, policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar të paktën 17 vetura të vjedhura në vende të ndryshme si Itali, Gjermani, Serbi, Bosnjë Hercegovinë etj.

Presidenti Topi në Vlorë, nderime babait të Kombit, Ismail Qemali

Aksident rrugor. Vdes nëna e re, rëndë i biri 4muajsh