Aplikimi online për shërbimet pranë zyrës konsullore në Romë e konsullatave në Bari e Milano. Si veprohet
Prej prillit të vitit të shkuar, portali qeveritar e-Albania përbën një hallkë të rëndësishme e të domosdoshme në marrëdhënien e shqiptarëve në Itali me administratën shqiptare, veçanërisht me konsullatat në Milano e Bari dhe me zyrën konsullore pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë. Për çdo shërbim konsullor për të cilin mund të ketë nevojë, qytetari duhet më parë të aplikojë në e-Albania ku më parë duhet të jetë i regjistruar.
Regjistrimi është i thjeshtë: shtypet butoni “Regjistrohu” që ndodhet lart në të djathtë në të gjitha faqet e portalit e-Albania dhe mbushen hap pas hapi të gjitha fushat e kërkuara.
Ju kujtojmë se për të përfunduar me sukses preocedurën e regjistrimit duhet pasur një adresë poste elektronike dhe kodi personal i identifikimit – NID (nuk është tjetër veçse kodi alfanumerik identifikues që gjendet qoftë në letërnjoftimin elektronik, qoftë në pasaportën biometrike; kur aplikohet për herë të parë për letërnjoftim e pasaportë këtë kod mund ta kërkoni edhe në konsullatë përmes një mesazhi e-mail apo një mesazhi privat në facebook).
Nga faqja e parë e-Albania mund të zgjidhen llojet e shërbimeve për të cilat qytetari ka nevojë e mes tyre gjen edhe butonin për Shërbimet Konsullore Online.
Kur shtyp mbi këtë buton shfaqen të gjitha shërbimet konsullore, qoftë të ndara me kategori e qoftë të renditura sipas emërtimit, njëri pas tjetrit.
Për secilin prej tyre gjen një shpjegim të shkurtër, dokumentacionin e nevojshëm, hapat e procedurës, kohën e nevojshme të marrjes së shërbimit, periudhën e vlefshmërisë dhe koston (Për t’u ardhur në ndihmë lexuesve, në fund të kësaj faqeje mund të gjejnë lidhjet me e-Albania për secilin prej shërbimeve konsullore).
Së fundi, për të kërkuar shërbimin konsullor hyhet në sistem me kodin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin e zgjedhur dhe ndiqen të gjitha hapat e procedurës sipas shërbimit të nevojshëm.
Duhet mbajtur parasysh që mund të mbërrihet në faqet e aplikimit për secilin prej shërbimeve konsullore edhe nga faqja zyrtare e Ambasadës në Romë apo nga faqet e Konsullatës në Milano apo e asaj në Bari duke shtypur mbi butonin “Shërbimi Konsullor Online” që ndodhet në të djathtë të faqeve, duke ndjekur më pas shpjegimet dhe udhëzimet e ministrisë për Evropën e Punët e Jashtme.
Të gjitha shërbimet konsullore me shpjegimet përkatëse të ofruara nga portali unik qeveritar e-Albania:
Aplikim për Asistencë të përgjithshme Aplikim për Shtetësi Shqiptare me dhënie Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptarë të humbur Aplikim për Shtetësi Shqiptare me njohje Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptarë të ndaluar ose të burgosur Aplikim për Rifitim Shtetësie Shqiptare Aplikim për Leje Transport TrupiAplikim për Lënie Shtetësie Shqiptare Aplikim për Regjistrim fëmije Aplikim për Lidhje Martese me Shtetas Shqiptar/e Aplikim për Çertifikatë Lindjeje Aplikim për Lidhje Martese me shtetas të huaj Aplikim për Regjistrim Martese Aplikim për Prokurë të Posaçme Aplikim për Çertifikatë Martese – vetëm për Italinë Aplikim për Deklaratë noteriale Aplikim për Regjistrim Vdekjeje Aplikim për Autentifikim nënshkrimi Aplikim për Çertifikatë Vdekjeje – vetëm për Italinë Aplikim për Procesverbal Aplikim për Çertifikatë Familjare Aplikim për Pasaportë dhe Kartë Identiteti Aplikim për Leje Kalimi Aplikim për Vërtetim konsullor Identiteti Aplikim për Ekstrakt dokumenti (Dublikatë) Aplikim për Vizë Aplikim për Njësimin e kopjes me origjinalin Aplikim për Vërtetim çertifikatë familjare Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat personale Aplikim për Vërtetime të tjera konsullore Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta Aplikim për Përkthim Dokumenti Aplikim për Vërtetim çertifikatë lindjeje Aplikim për Legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga Institucione të huaja Aplikim për Vërtetim certifikatë Martese Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta matrimonio)
Shqiptari i Italisë