Shoqata e shqiptarëve në Bolonjë u drejtohet të gjitha shoqatave të tjera për të ndarë me to një sërë reflektimesh mbi atë çka ndodhi në konsullatën e Milanos pas transmetimit të emisionit televiziv Stop. Mënyra se si u servir afera korruptive nga emisioni (përfshirë edhe gabime trashanike e të rënda si përkthimi i gabuar), mënyra si u hoq konsullja (menjëherë pa asnjë verifikim paraprak mbi fajësinë e saj), lënë vend për një sërë pikëpyetjesh që “Të gjithë së bashku” vë në qendër të vëmendjes për shoqatat e tjera “duke propozuar një letër të hapur, të nënshkruar nga shoqata e individë, drejtuar institucioneve shqiptare, jo thjesht në përkrahje të konsulles Çobanaj por për të mbrojtur dinjitetin tonë e atë çfarë kemi bërë gjithë këto vite në bashkëpunim me institucionet shqiptare”.
Letra e plotë e shoqatës “Të gjithë së bashku”:
Te nderuar miq,
perqafesues shoqatash e persona qe çdo dite ndesheni me veshtiresite e problemet e komunitetit tone qe jeton ne Itali e qe punoni per zgjidhjen konkrete te tyre.
U bene tashme 4 dite nga trasmetimi ne emisionin “Stop” te kanalit televiziv “Klan” te nje episodi lidhur me nje nje sekser i cili, me pretendimin se perkundrejt nje shume te caktuar dhe njohjeve personale qe kishte ne konsullaten e Milano mund te nxirrte prej andej çdo lloj dokumenti, filmohej ndersa merrte nje shume prej 1000 eurosh per leshimin e nje nulla oste per martese te nje qytetareje shqiptare.
Episodi ne fjale dhe gjithçka ndodhi pas tij na shtyne qe t’ju drejtohemi juve duke bashkendare kete reflektim:
– Emisioni ne fjale dhe menyra e pershkrimit te episodit na ngjallin shume pyetje:
a) si eshte e mundur te lidhesh nje figure sekseri drejtperdrejt me pergjegjesine e Konsulles kur kjo e fundit nuk eshte e pranishme ne asnje moment te episodit;
b) a eshte funksionalisht e mundur qe emisioni te jete montuar jashte çdo te vertete. a eshte e mundur qe certifikata per te cilen behet fjale ne lokal te mos jete i njejti dokument me ate qe i jepet qytetares ne dore ne ambientet e konsullates;
c) a eshte e mundur qe pas episodit te trajtuar te qendroje nje çeshtje bisnesi: pra te jap kaq leke dhe ti bej gjoja sikur je sekseri dhe permend emrin e konsulles;
d) nese pyetjeve te mesiperme u pergjigjemi ne menyre pohuese atehere shtrojme pyetjen: a mjafton qe dikush te hedhe hijen e dyshimit te te qenit te korruptuar mbi nje titullar apo minister dhe ky i fundit te shkarkohet nga detyra?
Sigurisht qe pyetjet e mesiperme i bejme ne kuader te asaj qe ndodhi me istitucionin e Konsullates se Milanos:
Nje emision investigativ denoncon nje qendrim jo korrekt te ipotizuar;
asnje perpjekje per te verifikuar vertetesine e episodit;
MPJ te nesermen deklaron qendrimin e saj dhe pezullon Konsullen e Pergjithshme.
Sigurisht qe ne si shoqate nuk kemi asnje mundesi verifikimi te episodit te cilesuar; as nuk jemi te specializuar te hetime; jemi persona qe perdite perballemi me problemet e qytetareve tane dhe mundohemi qe t’i zgjidhim ato ne dobi te tyre, shpesh here me shpenzimet e xhepit tone dhe pa u thelluar ne arsyetim: mjaftohemi me pershkrimin e problemit urgjent nga ana e qytetarit.
Lidhur me konsullen ne fjale, ne gjithe keto vite, ne si shoqate mund te vertetojme vetem korrektersine e saj si ne raport me ne po ashtu edhe istitucionet italiane qe kane patur nevoje per sherbimet e konsullates, komunitete minoresh, sherbime sociale territoriale, apo me qytetaret qe ne kemi adresuar prane istitucionit te Konsullates, qofshin keta qytetare shqiptare me banim ne Itali apo qytetare shqiptare qe gjenden perkohesisht ne Itali e qe ndeshen me nje problematike te caktuar; asnjehere nuk na eshte kerkuar asnje cent nen dore as neve si shoqate e as personave qe kemi adresuar ne ambientet e konsullates.
Per me teper Konsullja e Pergjithshme dhe istitucioni konsullor jane bere perkrahes dhe pjesëmarres ne shume aktivitete kuturore te organizuara nga shoqatat, ne shume iniciativa ne te mire te dinjitetit te qytetareve shqiptare dhe te tutelemit te te drejtave te tyre, te organizuara nga istitucionet italiane apo ne bashkepunim me to.
Çka evidentojme me siper eshte aresyeja qe ju shkruajme duke propozuar nje leter te hapur, te nenshkruar nga shoqata e individe, drejtuar istitucioneve shqiptare, jo thjesht ne perkrahje te konsulles Çobanaj por per te mbrojtur dinjitetin tone e ate çfare kemi bere gjithe keto vite ne bashkepunim me institucionet shqiptare.
Qendrojme ne pritje te pergjigjeve tuaja.
Me respekt.
Shoqata “Te gjithe se bashku” / Ass. Democratica Albanese “TUTTI INSIEME”
via Marsala, 2
40126 Bologna (BO) Italy
e-mail: ass.tuttinsieme[at]libero.it
cell. +39/329 3514621
Lexo edhe:
Shkarkohet konsullja e përgjithshme në Milano. Konsullata: “Nuk kemi shkelur ligjin”
Shkarkimi i konsulles së përgjithshme në Milano. Reagon shoqata Sconfinando