in

Shkodra nderon Atë Gjergj Fishtën me një mbrëmje poetike

Me rastin e 71 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit, atdhetarit dhe meshtarit, Atë Gjergj Fishta, organizohet mbrëmja me titull “Qeshëm me punët e njerëzve veç pse s`muje me kja”

Tiranë, 8 janar 2012 – “Qeshëm me punët e njerëzve veç pse s`muje me kja”, titullohej mbrëmja poetike e zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës me rastin e 71 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit, atdhetarit dhe meshtarit, Atë Gjergj Fishta. Sipas famullitarit të Shkodrës, Dom Gjovalin Sukaj, kjo mbrëmje poetike u zhvillua në kuadër të aktiviteteve që Kisha Katolike Shkodër po organizon në përkujtim të 71 vjetorit të vdekjes së poetit të madh, At Gjergj Fishta.

“Në testamentin e tij, Atë Gjergj Fishta shkruante kështu: “Po des kënaqun përse kam punue për Fe, Atdhe, e për Provincën tonë”. E me të drejtë fjalët e tij të lëna në këtë amanet të fundit, të bëjnë me të drejtë të nderosh figurën e tij për vetë punën e madhe e të palodhur që ka bërë, e mbi të gjitha për atë që la pas”, u shpreh famullitari, Dom Gjovalin Sukaj.

Ai shtoi se, “Atë Gjergj Fishta është i pari shqiptar që u propozua për marrjen e çmimit Nobel për letërsi. Ndërsa vepra e tij e lartë patriotike ishte pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit në nëntor të vitit 1908 si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, krahas Dom Ndre Mjedës, Mati Logorecit, Hilë Mosit dhe Luigj Gurakuqit, përfaqësues të Shkodrës”.

Nën interpretimin e aktorëve, Paulin Ujka dhe Zef Ndoja, aktiviteti solli krijimtarinë më të mirë të atij që është cilësuar me të drejtë “Homeri Shqiptar”.

Aktiviteti u organizua nga Famullia e Shën Shtjefnit në sallën “Mikel Koliqi”. Në të ishin të pranishëm intelektualë, miq dhe dashamirës të veprës së Fishtës, mes të cilëve edhe drejtues të qeverisjes vendore të qarkut të Shkodrës.

 

Canale d’Alba. 22-vjeçari Feini vdes me një thikë të ngulur në gjoks

Tragjedia e Katër i Radës do të kthehet edhe në vepër teatrale