in

Canale d’Alba. 22-vjeçari Feini vdes me një thikë të ngulur në gjoks

E zgjuar nga zhurmat dhe nga të qarat e të fejuarës të së birit ngrihet në mes të natës dhe shkon në dhomën e djalit. E gjen duke dhënë shpirt me një thikë të ngulur në gjoks

Romë, 8 janar 2012 – Një ngjarje e hidhur dhe e papritur ka tronditur një familje shqiptarësh në Canale d’Alba të Cuneos. Në një apartament në sheshin Marconi, në qendër të fshatit, e ëma e shqiptarit Daniel Feini, 21 vjeç, është ngritur nga gjumi natën nga zhurmat që vinin nga dhoma e të birit. Ka shkuar në dhomën e tij dhe ka gjetur djalin duke dhënë shpirt në dysheme me një thikë të ngulur në gjoks. Pranë tij, e fejuara 18 vjeçare duke qarë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë ndihma e shpejtë e karabinierët por për djalin nuk është mundur të bëhej asgjë. Trupi i tij i pajetë është çuar në morgun e spitalit të Albës ku do t’i bëhet autopsia.

Sipas karabinierëve djali është vetëvrarë dhe e fejuara nuk ka gisht në vdekjen e tij. Sipas rrëfimit të saj, të rinjtë ishin kthyer rreth orës 3 pas mesnate nga një festë me miqtë në diskotekë. Ndoshta mund të kenë bërë fjalë, por sipas karabinierëve djali ka marrë vetë një thikë në kuzhinë dhe ia ka ngulur vetes.

Vigevano. Në fillim e përqafojnë pastaj e vrasin me plumb në kokë

Shkodra nderon Atë Gjergj Fishtën me një mbrëmje poetike