in

Shkolla. Nisin regjistrimet. Online edhe për bijtë e imigrantëve të parregullt

Nga 3 shkurti paraqiten kërkesat për klasën e parë të fillores, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe për vitin e parë të shkollave të mesme. Këtë radhë sistemi informatik nuk kërkon kodin fiskal

Romë, 14 janar 2014 – Do të hapen më 3 shkurt e do të vazhdojnë deri në fund të muajit regjistrimet për klasat e para të shkollave fillore, ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe të mesmeve për vitin shkollor 2014/2015.

Ashtu si vitin e shkuar, familjet duhet të paraqesin kërkesat online, përmes faqeve internet të ministrisë së Arsimit, në www.iscrizioni.istruzione.it, ku do të jetë e mundur të regjistrohen që nga 27 janari. Këtë radhë ama, për të mbrojtur të drejtën-detyrimin e studimit, nuk do të bëhet dallim për bijtë e imigrantëve pa leje qëndrimi.

Vitin e shkuar procedura online kishte krijuar vështirësi për këta fëmijë. Në fakt, sistemi informatik kërkonte edhe kodin fiskal që, duke qenë “të padukshëm”, bijtë e imigrantëve me qëndrim të parregullt në Itali nuk kishin.

Kur u kuptua gabimi, ministria e Arsimit u la të hapur rrugën e regjistrimit sipas kanalit tradicional. “Prindërit e këtyre nxënësve – sqaruan asokohe nga ministria – duhet të shkojnë pranë sekretarive të shkollave që e kanë për detyrë të pranojnë kërkesat e regjistrimit”.

Por këtë radhë, ministria e Arsimit mori masat që në fillim, duke modifikuar sistemin informatik të mbledhjes së kërkesave.

Edhe nxënësve jo italianë që nuk kanë kod fiskal u lejohet të bëjnë regjistrimin online” lexohet në një qarkore që u është nisur të gjitha shkollave ditët e shkuara. “Një funksion i sistemit, në fakt, lejon krijimin e të një ashtuquajturi “kod të përkohshëm”, që, sapo të jetë e mundur, shkolla do të zëvendësojë me kodin fiskal përfndimtar”.

Sipas të dhënave në dispozicion, në vitin shkollor 2012/2013 janë ulur në bankat e shkollave italiane 622.041 nxënës jo italianë, nga këta 81.085 me shtetësi shqiptare. Por 38,6% e nxënësve të huaj kanë lindur në Itali.

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lega: “M5S bashkëfajtore e pushtimit të Italisë nga imigrantët”

Dy Berisha në kryeqytetin italian