in

Shkolla shqipe Scanderbeg e Parmës nis regjistrimet për vitin 2013/2014

Leksionet do të fillojnë në tetor, çdo të diel nga ora 10.00 deri në orën 12.00

Për të pestin vit rresht, shoqata Scanderbeg e Parmës ka hapur regjistrimet për shkollën shqipe. Ashtu si vitet e kaluara edhe programi i këtij viti do të përmbajë lëndët Gjuhë dhe letërsi shqipe, Histori dhe gjeografi e trojeve shqiptare, Muzikë dhe tradita shqiptare.

Shoqata fton të gjithë prindërit e interesuar të regjistrojnë fëmijët e tyre (me moshë nga 7 deri në 13 vjeç) në shkollë. Mes të tjerash Scanderbeg vë në dukje se, si gjithnjë, mësimi ofrohet falas, dhe fëmijët e regjistruar në shkollë do të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e shoqatës. Mësuesit janë profesionistë, punojnë falas dhe janë të mirëpritur mësues të rinj vullnetarë që duan të japin kontributin e tyre.

Mësimi do të nisë në tetor, e do të zhvillohet një herë në javë, çdo të diel, nga ora 10.00 deri në orën 12.00.

Për regjistrimet dhe informacione të mëtejshme kontaktoni shoqatën Scanderbeg në:
tel. 0521/291583
e-mail: info[at]scanderbeg.org

Lexo edhe: Unë mësoj shqip – Fëmijët e Scanderbegut të Parmës në festë 

Rreth 750 mijë fëmijë imigrantësh në bankat e shkollave italiane

Ministrja Gjosha në Romë për bashkëpunimin territorial Shqipëri-Itali-Mali i Zi