in

Shkrimtarët e huaj në Itali mes letërsisë dhe gazetarisë

Shkrimtarët e huaj në Itali mes letërsisë dhe gazetarisë: Kodi gjenetik i letërsisë migrante. Takim publik në Sallën e Kolonave të vilës mesjetare në Torino, të premten, më 25 Mars, në orën 17.30.

Të premten, 25 Mars në 17.30 në hapësirën e  “Sala delle Colonne” të bibliotekës “Cascina Marchesa”, në c.so Vercelli 141, në Torino, shoqata Art@mia në bashkëpunim me Alba Media, Albania News, Edicionet ne Gjuhë të Huaj të Qytetit të Torinos, Bibliotekat e Torinos, Qendra Ndërkulturore e qytetit të Torinos, ftojnë publikun të marrë pjesë në takimin me titull: “Shkrim migrant mes letërsisë dhe gazetarisë: kodi gjenetik i letërsisë”.

Sa ndikon letërsia  dhe shkrimtarët e huaj në proceset e integrimit dhe në transformimin e letërsisë dhe shoqërisë italiane? Si ka lindur dhe nga ka lindur si frymëzim? Si ndërvepron dhe e interpreton ajo realitetin?

Moderon diskutimin Daniela Finocchil, me autorët e edicionit të pestë te Konkursit të gjuhës amtare Kamela Guza e Leoreta Ndoci, fitueset përkatësisht të çmimit të parë dhe çmimit Special të “Torino Film Festival 2010”, shkrimtarin shqiptar Darien Levanit, kritiken letrare Franca Formento.

Përshëndesin Drejtori i Bibliotekës publike të Torinos dhe Blenti Shehaj, Presidenti i Shoqatës Art@mia

Gjatë mbrëmjes, e cila drejtohet nga artisti Artin Picari, të pranishmit do të ndjekin  një video-reportazh, nga Indrit Aliu, një shfaqje teatrale nga grupi Art-in i Torinos dhe, në mbyllje një koktej i shoqëruar me shije ballkanike.

Shkarko programin e takimit

Brindisi, 20 vjet pas eksodit – Ekspozita

Vetëvritet në burg një i ri shqiptar