in

Shpërthimi në Formia Ndër dhjetë të plagosurit vetëm njëri akoma në spital

Fatmir Kaloshi, 33 vjeç është i plagosuri në gjendje më të rëndë që akoma është i shtruar në një spital të Romës, të gjithë të tjerët, përfshirë foshnjën 8-muajsh janë nxjerrë nga spitali.
Në pallatin ku fundjavën e shkuar ndodhi shpërthimi, vazhdojnë kontrollet për verifikimin e asnjë nga 15 familjet nuk është futur në shtëpi

Romë, 9 tetor 2012 – Prokuroria e Latinës ka hapur hetimet për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit të provokuar nga një bombol gazi që të dielën më 7 tetor ka shkatërruar një apartament e ka dëmtuar rëndë dy të tjerë të katit përdhes të një pallati në rrugën Madonna di Ponza.

Bombola nga e cila rridhte gazi që shkaktoi shpërthimin është gjetur e paprishur ndaj është e mundur të verifikohet nëse i funksionon valvula.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dhjetë persona, ndër të cilët vetëm njëri ndodhet ende në spital. Është Fatmir Kaloshi, 33 vjeç, murator – në apartamentin e të cilit ndodhej bombola, – që ka djegie në fytyrë dhe trup dhe që po kurohet në spitalin Sant’Eugenio të Romës. Nëntë të tjerët, përfshirë foshnjën tetë-muajsh të plagosur në vetull nga një copë suva e rënë gjatë shpërthimit, tashmë janë nxjerrë nga spitali.  Por nga 15 familjet që banojnë në pallat asnjëra nuk ka hyrë në apartamentin e saj. Pjesa më e madhe janë sistemuar në hotel (me shpenzimet e komunës) të tjerë tek të afërmit, në pritje të përfundimit të verifikimeve mbi banueshmërinë e pallatit.

Ndërkaq karabinierët kanë vënë nën sekuestrim penal katin përdhes të pallatit dhe kanë marrë kopje të kontratës së qirasë së apartamentit ku ndodhi shpërthimi: duket e rregullt, është lidhur me familjen e Kaloshit në dhjetor të vitit të shkuar dhe është e vlefshme për katër vjet.

Pronari i pallatit Gutturiello është angazhuar të bëjë punimet për ristrukturimin e apartamentit të shkatërruar dhe të hyrjes, për të mundësuar kthimin sa më shpejt të familjeve në apartamentete tyre që në përgjithësi nuk kanë pësuar dëmtime strukturore.

 

 

Cinema. A Milano uno “Sguardo sull’Albania”

Fini: “La Bossi-Fini? Non è una vergogna”