in

Shpëton 4 vajza në det, lavdërime solemne nga kryebashkiaku

Të dielën shpëton katër vajza në det, të martën kryebashkiaku i shpreh mirënjohje dhe lavdërime. Protagonist është i riu Arbër Milja, roje plazhi në Termoli
27 korrik 2010 – Kryebashkiaku i Termolit, Antonio Di Brino, ka pritur dje zyrtarisht për t’i dhënë fletë lavdërimi rojën e plazhit Arbër Milja që u shpëtoi jetën katër vajzave.
Episodi për të cilin Arbri lavdërohet ka ndodhur të dielën pasdite rreth orës 18 kur në stabilimentin Stella Marina, një grup prej katër vajzash 22-25 vjeçe, megjithëse ish ngritur flamuri i kuq, hynë në det pa marrë parasysh rreziqet për shkak të baticës. Me të parë që vajzat e kishin pisk, pa e menduar dy herë, Arbri u hodh në det, dhe nxori në breg katër plazhistet.
“I riu ka dëshmuar se zotëron sens të lartë të detyrës, qytetari dhe zell, – është shprehur kryebashkiaku, teksa i ka dhënë dëshminë e lavdërimeve – duke rrezikuar të vihej poshtë nga dallgët e larta të detit të trazuar, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Vjedhin një familje shqiptare që kthehej në atdhe

Të ardhurat minimale për bashkimet familjare