in

Shpresa, Janissa dhe Gioia, të hënën kthehen të prehen në Shënkoll

Flamur e Shpresa Djala
Romë, 6 nëntor 2011 – Në Genova nesër është ditë zije. Qyteti përgatitet të përcjellë për në banesën e fundit viktimat e 4 nëntorit.

Shpresën, Janissan dhe Gioian, nënën shqiptare me dy vajzat e saj 1 dhe 8 vjeç, që humbën jetën së bashku në përmbrytjet e para dy ditëve në Genova, qindra vetë i kanë përshëndetur përgjatë ditës së sotme në morgun e spitalit San Martino. Miq, të afërm e shqiptarë të zonës, por edhe shumë të njohur italianë kanë qëndruar pak minuta para tre arkivoleve mbuluar me zambakë të bardhë dhe kanë ngushëlluar Flamurin e nënën e tij të moshuar, të dërrmuar nga dhimbja. Nesër në mëngjes, Flamuri do të çojë të shoqen dhe vajzat në Shqipëri. Varrimi i tyre do të bëhet në Shënkoll të Lezhës.

 

 

Më të zhvilluar por me më pak fëmijë. Bien lindjet edhe në Shqipëri

Greqia drejt një qeverie uniteti kombëtar