in

Shqipëria do të japë 50 mijë euro ndihmë Italisë për tërmetin në Emilia

Kryeministri Berisha ka ftuar të gjithë bizneset e qytetarët të kontribuojnë në llogaritë bankare të hapura nga Ambasada italiane

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha, ndër të tjera deklaroi se do të jepen 50 mijë euro në ndihmë të popullatës italiane të dëmtuar nga tërmeti. Kreu i qeverisë shqiptare tha: ”Ambasada italiane ka hapur dy llogari bankare dhe thirrja jonë është ndaj bizneseve dhe qytetarëve të bëjnë kontributin e tyre modest për të shprehur solidaritet ndaj një vendi i cili mbështet dhe ka ndihmuar Shqipërinë”.

Qeveria e Kosovës, me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që t’i ofrojë Italisë njëzet mijë euro për ndihmë menjehere pas termetit te dates 29 maj.

Gjatë së njëjtës mbledhje u akorduan edhe 1 milion lekë për familjet e viktimave të tragjedisë së Himarës, përveç mbulimit të shpenzimeve të varrimit që do të mbulohen nga qeveria. Eshtë vendosur gjithashtu të jepen edhe 300 mijë lekë për të plagosurit e atij aksidenti.

 

Ancona. Tre të arrestuar e rreth 170 kg marijuanë e sekuestruar

Kombëtarja kuqezi e futbollit në rritje falë fitoreve të fundit