in

Shqipëria e paralizuar nga bora

Situata në rrugët e Shqipërisë

Policia porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore. Me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me rrota dimërore apo zinxhirë.

Rekomandohet të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik – Kukës – Morinë dhe Burrel – Bulqizë – Peshkopi.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:

Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:

1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi Kukës – Krumë i pakalueshëm,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4. aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krum – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
8. aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 190 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

 

Në qarkun Dibër:

Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm,
5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulta, reshjet e borës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore

Në qarkun Shkodër:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm,
2. aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm,
3. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,
7. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8. akset Koplik – Razëm i pakalueshëm,
9. akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme,
10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
11. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë i pakalueshëm,
12. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.

Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 2 m. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2. aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës i pakalueshëm,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:

1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:

1. aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

Gjatë natës ka patur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:

1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm,
3. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Korçë – Goricë i pakalueshëm,

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale

Në qarkun Gjirokastër:

1. aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

Momentalisht ka reshje debore të perzier me reshje shiu në Llogara, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

Pavia. Fle jashtë familja shqiptare me dy fëmijë

Has. Humb jetën nga i ftohti 45 vjeçari Isa Qarri