in

Shqipëria e shqiptarët fituan!

Nga Hasan Bulçari

Aty ku janë ngulitur sytë e mbarë botes, si të barabartë mes të barabartëve, si gjigantë mes gjigantëve u ndeshën bijtë e shqiponjës 6 milionëshe, ndarë rrugëve të botës, me Francën 70 milionëshe të… Trezegue, Barthez, Ribery, Zinedin Zidane, Thierry Henry, Vieira të mbledhur nga gjithë bota e kolonizuar prej Francës… por mbi të gjitha me Francën e Michel Platinisë që ne shqiptarët nuk mund ta harrojmë aq kollaj.

Emra që vetëm një prej tyre “peshon” në llogaritë bankare më shumë se Federata Shqiptare e Futbollit.
“Xhamdani vija vija” bëri të kercente nga belaja gjelin francez. Komentatorë të televizioneve të botës, spikerat e të gjitha TG të botës (nuk di ato serbe) folën me superlativa, admirim e respekt për skuadrën dhe tifozerinë shqiptare.

Mbrëmë këta djem, bënë të kundërtën e asaj që kanë bërë poltikanët e ndyrë e të fëlliqur të këtyre 25 viteve të fundit, hajdutë e të pangopur, të degjeneruar e korruptuar… pjellë e pre e krimit; ata vaditën, ujiten me djersën e tyre atë lulen e vyshkur, gjysmë të tharë, atë lule-shqiponjë që e keqja po e ha nga brenda!

Prandaj them ne fituam mbrëmë! Fituam nder, respekt, dinjitet! Ne duhet vetëm t’i falënderojmë ata që na e dhanë këtë mundësi, këtë të drejtë të mohuar prej kohësh çdo ditë e më tepër, çdo ditë e më ndyrë!

Ky shpirt, kjo forcë, kjo energji e kjo adrenalinë e injektuar mbrëmë në dejet tona na bën të fluturojmë me shpresë, të gëzojmë e të këndojme se… “Këngët e atdheun tim, janë ilaç, janë more shërim!”

 

Corriere dello sport: “Tifozet seksi shqiptare ngrohin Euro 2016”

Quando Matteo Salvini andava “a chiedere voti” anche in moschea