in

Shqipëria ndër vendet më të këshilluara për turizëm nga CNN

Pas guidës Lonely Planet’s që për këtë vit kishte vënë Shqipërinë të parën mes vendeve më interesantë për tu vizituar, edhe CNN vendos Shqipërinë në listën e destinacioneve më të mira. Në listën prej nëntë vendesh të përpiluar nga CNN, Shqipëria radhitet e gjashta. Edhe këtë herë ajo paraqitet si një surprizë e mundshme për turistët.

Specifikohet se destinazioni më interesant në Shqipëri është Gjirokastra, e cila përshkruhet si qytet me kalldrëm, me ndërtesa të vjetra, por një vend me shumë aftmosferë dhe me shumë histori. Ndërsa përmenden dhe plaghe, gatimet dhe pikat e trashëgimisë kulturore.

Në listën e CNN më titullin “Ku mund ta gjeni veten në tokë gjatë 2011”,  i pari radhitet Neë Yorku, më pas Zelanda e Re dhe Peruja. Më pas Spanja (ose më mirë Barcelona), Norvegjia, Shqipëria, Japonia, Guatemala dhe Bullgaria.

Lexo artikullin në CNN: World’s top destinations for 2011

Lexo edhe: Shqipëria vendi i parë i këshilluar nga Lonely Planet

L’Albania, tutta da scoprire

Albania, il paese che non c’era

Amelio: “Emigranti na sjell diçka duke ia hequr vetes”

Mbarojnë festat, mbërrijnë zbritjet e çmimeve