in

Shqipëria në Festë – Kalendari i veprimtarive në 100 vjetorin e Pavarësisë

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve publikoi kalendarin e aktiviteteve festive të 100-vjetorit të Pavarësisë, që në fillim të këtij muaji deri në fund të muajit dhjetor.

Aktivitetet festive të 100-vjetorit të Pavarësisë nisën me çeljen e ekspozitës “Koha e memorandumeve” në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare. me shfaqjen e premierës së kopjes së restauruar të filmit artistik “Nëntori i Dytë” dhe të filmit dokumentar “100 Vjet me Himnin e Flamurit” në brendësi të Festivalit të Filmit shqiptar.

Në vijim, disa nga veprimtaritë më të rëndësishme deri në fund të vitit.

5 Nëntor

18:00 – Muzeu Historik Kombëtar  – Ekspozita “Veprimtaria e kolonive shqiptare të mërgimit në Rumani, Bullgari dhe Egjipt për çështjen kombëtare”

6 Nëntor

19:00 – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – Mbrëmje artistike “Rituali i Muzave” kushtuar grave artiste

7 Nëntor

18:00 – Muzeu Historik Kombëtar – Ekspozitë etnografike me veshje tradicionale nga trevat shqiptare  (7 – 28 nëntor)

8 Nëntor

10:00 – Biblioteka Kombëtare – Konferencë shkencore “Koleksionet albanologjike në shërbim të Historisë  së Shqipërisë” organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (8 – 9 nëntor)

9 Nëntor

09:00 – Konferencë e nivelit të lartë e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës me temë “Diversiteti në Europë-një forcë për të ardhmen”

19:00 Kinema Millenium – Festivali Mbarëkombëtar i Filmit, Mbrëmbja Gala ndarja e çmimeve

10 Nëntor

19:00 – Teatri Kombëtar – Hapja e Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe me pjesëmarrjen e 17 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia (10-21 Nëntor)

20:00 – Teatri Kombëtar – Premiera e dramës “Ëndrra e Ismail Qemalit”, kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë”

11 Nëntor

11:00 – Kodrat e Liqenit – Homazhe në memorialin e ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

12 Nëntor

11:00 – Universiteti i Arteve – Konferencë shkencore me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e mbi 24 përfaqësuesve nga akademitë e shkencave në mbarë botën

12:00 – Biblioteka Kombëtare – Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut (12 – 28 nëntor)

12:00 – Prishtinë – Eskpozita ”Koha e memorandumeve” (12 – 28 nëntor)

13 Nëntor

18:00 – Muzeu Kombëtar – Përurimi i ekspozitës «100 Vjet Pavarësi» me koleksione dhe eksponate të rralla nga bukinistët dhe koleksionistët shqiptarë. Turi i kësaj ekspozite do të hapë siparin në Tiranë, më datat 13-17 nëntor dhe do të vijojë në Prishtinë më 18-21 nëntor, Prizren 22 nëntor dhe Vlorë 24-28 nëntor

14 Nëntor

11:00 – Pallati i Kongreseve – Çelja e edicionit XV « Panairi Kombëtar i Librit Tirana 2012”. (14 – 18 Nëntor)

15 Nëntor

11:00 – Biblioteka e Vjetër, Salla “Lumo Skëndo” – Ceremonia e dhënies së “Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo”

16 Nëntor

18:00 Muzeu Kombëtar – Ekspozitë fotografike “Historia e Shqipërisë nëpërmjet Marubëve” dhe  përurimi i librit “Marubi” (16-28 Nëntor)

17 Nëntor

10.00 – 12.00 Pallati i Brigadave – Homazhe dhe ceremoni zyrtare me rastin e kthimit të eshtrave të Mbretit Zog në atdhe

16:00 – Pallati i Kulturës – Ekspozita “Kolonitë arbëreshe dhe Pavarësia e Shqipërisë”

16:00 – Pallati i Brigadave i hapur për qytetarët, nga data 17 deri më 25 Nëntor

18 Nëntor

11:00 – Muzeu Historik Kombëtar – Ekspozita “Personalitete franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët”

19.00 Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – Vënia në skenë e Operas “Scanderbeg”. A Vivaldi. (në datat 18 – 19 dhe 20 nëntor)

19 Nëntor

12:00 Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – Koncert me veprën fituese të Konkursit Mbarëkombëtar të Muzikës kushtuar 100 vjetorit lindjes së Nënë Terezës. Promovimi i albumit “Lutjet e Nënë Terezës”, V. Zhiti, R. Tasho

20 Nëntor

11:00 Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Azem Hajdarit

14:00 Kukës – Kupa “100 Vjet Pavarësi” në futboll (ndeshja e parë, Mitrovica-Prishtina)

21 Nëntor

11:00 Tiranë – Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Presidentit Ëillson

14:00 Shkodër- Kupa “100 Vjet Pavarësi” në futboll ( ndeshja e dytë Tiranë- Otrant)

18.00 Teatri Kombëtar – Mbyllja e Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe me shfaqjen e Trupës Teatrore të Prishtinës

22 Nëntor

Mbërritja në Shqipëri e shpatës dhe përkrenares së Heroit Kombëtar  Gjergj Kastriot Skënderbeu

14.00 Pogradec – Kupa “100-Vjet Pavarësi” në futboll ( ndeshja e tretë Shkëndia Tetovë- Renovë)

23 Nëntor

10:00 Biblioteka Kombëtare – Konferencë e studiueses dhe albanologes Prof. Luçia Nadin me temë  “Studime mbi Mesharin e Gjon Buzukut”

18:00 Festivali Ndërkombëtar i Filmit (TIFF)

24 Nëntor

10:00 Muzeu Historik Kombëtar – Konferencë e studiueses dhe albanologes Prof. Luçia Nadin, mbi zbulimet e saj në arkivat veneciane dhe motivet shqiptare të Kishës së  Shën Sebastianit

12:00 Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Mbretit Zogu I

18:00 Muzeu Historik Kombëtar – Ekspozita “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri” – ekspozimi i 15 kodikëve origjinalë

25 Nëntor

11:00 – Dhërmi: Ceremonia e përurimit të bustit të Petro Markos

19:00 Shkup: Ceremoni e madhe festive organizuar nga Ambasada e RSH në Maqedoni dhe Këshilli Organizativ për Festimet e 100 vjetorit, nën kujdesin e ZV/.Kryeministrit të Maqedonisë Z. Musa Xhaferri, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

19:00 – Kinema Millenium dhe Imperial: Shfaqja e një sërë filmash dokumentarë kushtuar personaliteteve dhe ngjarjeve të ndryshme historike

26 Nëntor

09:00 – Hotel Tirana International – Konferencë shkencore “100 – Vjet Pavarësi e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e rreth 100 studiuesve shqiptarë dhe të huaj

11:00 – Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Ismail Qemalit

         – Koncert artistik – Bashkia Tiranë, pedonalja

         – Ekspozitë artistike “100 – Vjet Tirana” – Bashkia Tiranë

27 Nëntor

10:00 – Përurimi i autostradës Morinë – Prishtinë

17:00 – Finale e Kupës “100 vjet Pavarësi” në futboll Vlorë

18:30 – Koncert festiv në Vlorë me pjesëmarrje trupash artistike nga vendi. Marrin pjesë Presidenti i Republikës, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri i Shqipërisë, Trupi Diplomatik, Kryetari i Bashkisë Vlorë dhe personalitete të huaja

28 Nëntor

10:00 – Vlorë- Hapja zyrtare e ceremonisë së kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë, homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosje kurorash mbi varrin e Ismail Qemalit

13.00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave dhe nderimit pranë monumentit Nënë Shqipëri

14:00 – Koncert festiv në Sheshin Skënderbej

17:00 – Parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në “Sheshin Skëndërbej” dhe mbajtja e fjalës së rastit nga Presidenti i Republikës

17:30 – Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar « 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë »

18:00 – Mbrëmje solemne akademike në Pallatin e Kongreseve

19:30 – Koncert i madh përmbyllës në Sheshin “Nënë Tereza”

30 Nëntor

20:00 – Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit – Koncert me vepra të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë

04 Dhjetor

10:00 – Ekspozitë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë

18:00 – Koncert me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë

07 Dhjetor

Festival Muzikor “Different Trains” në datat 7- 9 dhe 10 dhjetor, organizuar në Akademinë e Arteve, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

20 Dhjetor

Ceremonia e ndarjes së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”.

 

Balotelli: “Racistët? Të paktë e budallenj, nuk ke ç’u bën”

Shpallja e pavarësisë në një kartolinë të vitit 1913