in

Shqipëria në kërkim të trajnerit italian për kombëtaren e futbollit

Armand Duka
Sipas mediave elektronike italiane, federata shqiptare e futbollit është vënë në kërkim të një trajneri italian për skuadrën e kombëtares. Sipas tyre, delegacion shqiptar i përbërë nga presidenti i federatës, Armand Duka, dy nënpresidentë, sekretari i përgjithshëm dhe agjenti Fifa Sokol Haxhia, ka kaluar fundjavën e shkuar në Milano për të takuar e njohur nga afër disa kandidatë. Haxhia ka qenë personi i ngarkuar nga federata për të kontaktuar të gjithë trajnerët e mundshëm.

Gjatë fundjavës, Armand Duka është takuar me Camolese, De Biasi, Benny Carbone, Pillon e Donadoni, ndërsa Beretta ishte takuar një javë më parë në Vienë.

Duket se shumë shpejt do të merret një vendim e Shqipëria mund të ketë sërish një trajner italian, pas Giuseppe Dossenës që qëndroi vërtet shumë pak në stolin kuqezi, nga 10 korriku 2002 deri më 10 shtator 2002. Pas tij deri më sot, kanë drejtuar skuadrën kuqezi  gjermani, Hans Peter Brigel, kroati Oto Bariç, holandezi Ari Haan, dhe së fundmi, kroati Josip Kuže, që nuk do të përtërijë kontratën me federatën shqiptare për shkak se “nuk përmbushi objektivat e paracaktuar” siç është shprehur Duka.

 

Bari. Sekuestrohen 217 kg drogë, arrestohen dy persona

Nga 1 korriku 2013 Kroacia vendi i 28-të në BE