in

Shqipëria nuk e merr statusin as këtë radhë

Evropa mbyll derën sërish edhe pse njeh e vlerëson hapat e deritanishëm “mbresëlënës” sipas Fules, por me sa duket ende të pamjaftueshëm për t’iu afruar BE-së

Tiranë, 17 dhjetor 2013 -“Vlerësojmë procesin europian të Shqipërisë. Për t’i dhënë asaj Statusin është çështje kohe. Do të kthehemi në qershor për këtë. Presim që Shqipëria të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ishte vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë.

Në një konferencë për shtyp të Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle theksoi: “presim që Shqipëria të punojë mirë. Është në dorën e Shqipërisë për të marrë statusin në qershor”.

Fyle më tej vlerësoi hapat që ka kryer shteti shqiptar në rrugën drejt integrimit si dhe konsensusin e arritur nga klasa politike. “Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës përpara, sidomos në reformat e integrimit në shumë fusha. Nga shtatori nuk ka kaluar shumë kohë, por qeveria dhe parlamenti i ri kanë treguar se kanë mundësi për të mbajtur një konsensus politik. Bëhet fjalë për konsensusin dhe siç e thashë është çështje kohe dhe Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe po të vijojë me reformat edhe kjo çështje do zgjidhet në të ardhmen”, tha Fyle.

“Duhet të punoni në disa adoptime ligjore. Puna është që të përpiqeni të ecni përpara. –u shpreh Fule përsa u përket reformave në administratë – Duhet të studiojmë zbatimin e Kushteutës dhe natyrisht që presim paraqitje korrekte të qeverisë shqiptare për këtë çështje”.

(Ndiqni ‘Shqiptari i Italisë’ në Facebook dhe Twitter)

Legittima difesa o giustizia fai-da-te?

Nudi, in fila, all’aperto. La disinfestazione dei migranti a Lampedusa