in

Shqipëria në Paralimpiadë falë këmbënguljes së Haki Dokut

Quhet Haki Doku, personi falë të cilit këtë vit për të parën herë edhe vendi ynë merr pjesë në Paralimpiadën e Londrës dhe përfaqësues i saj do të jetë pikërisht ai në disiplinën e çiklizmit

Haki Doku, me shumë këmbëngulje e vullnet arriti ta bëjë realitet ëndrrën e projektin e tij disavjeçar, “Road to London 2012”. Dëshironte e bëri çmos që të çonte Shqipërinë në Paralimpiadë, dhe ia arriti.

Edhe pse prej vitesh jeton në Milano, ëndrra e tij shkon përtej sukseseve personale dhe ka në qendër Shqipërinë, siç tregonte për shqiptariiitalise.com para disa kohësh: “Dëshira ime, angazhimi, betimi im personal është bashkëpunimi me Komitetin  Olimpik  Shqiptar, funksional  për personat me të meta fizike që kanë dëshirë shumë të madhe për pjesëmarrje në lojërat e ndryshme sportive si në Shqipëri ashtu edhe në ato ndërkombëtare“.

,  i lindur në qytetin e Krujës, më 18 qershor 1969, në moshën 26 vjeçare emigroi në Itali dhe u vendos në Milano. Në prill të vitit 1997, fatkeqësisht, Hakiu pëson një aksident, për shkak të të cilit sot është paraplegjik, nuk mund të ecë më. Gjithsesi kjo nuk e mposhti për t’iu përkushtuar jetës. Ka krijuar një familje të ngrohtë që e përkah në nismat e tij. Sot ka rreth vetes dashurinë e të shoqes, Enora, me të cilën është martuar në vitin 2005, të djalit Mario, 5 vjeç, dhe të vajzës, Alissa, dyvjeçare.

43-vjeçari shqiptar është shumë aktiv. Stërvitet çdo ditë, “dy orë çdo mbrëmje vonë në garazhin e shtëpisë, pas tetë orëve punë dhe pas kohës që i dedikon familjes” tregon ai vetë, dhe ka pasur gjithnjë mirëkuptimin, përkrahjen e dashamirësinë e GS Rancilios, pranë të cilit është i licenciur. Gjatë viteve të fundit, me biçikletën e tij, merr pjesë në dhjetëra gara ndërkombëtare për të arritur kualifikimin për në  Lojërat paralimpike të Londrës në vitin 2012.

Por i nevojitej patjetër mbështetja institucionale e Komitetit Olimpik shqiptar, që me shumë këmbëngulje arriti të ketë, i ndihmuar veçanërisht nga Këshilli Britanik në Tiranë dhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi. Më në fund arrin të sigurojë pjesëmarrjen e tij si përfaqësues i Shqipërisë në Lojërat Paralimpike të Londrës. Garat e handbike ku do të marrë pjesë zhvillohen më 5 dhe 7 shtator.

E ndërsa mungojnë vetëm 6 ditë nga hapja e Paralimpiadës së Londrës (29 gusht – 9 shtator 2012), kur në ceremoninë e hapjes do të shohim edhe Hakiun të ngrejë flamurin shqiptar krah dhjetëra të tjerëve, i urojmë atij fitoren.

Shqiptari i Italisë

Lexo edhe:
Në karrige me rrota drejt Lojërave Paralimpike Londër 2012
Hakiu, çiklisti që nuk dorëzohet
Haki Doku: “S’ka më bukur se të jesh i pavarur”

Modena Arrestohet 20-vjeçari, taksist i prostitutave

“Il rumeno ha bisogno di un trapianto? Se ne torni nel suo paese!”