in

Shqipëria votoi. Në votime as gjysma e zgjedhësve

Në Dibër ka votuar mbi 57% e zgjedhësve, në Vlorë as 38%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pak pas orës 22, dha përqindjet e pjesëmarrjes së votuesve sipas qarqeve e në shkallë vendi deri në ora 19.00, që ishte dhe orari zyrtar i mbylljes së procesit të votimit.

Edhe pse të dhënat nuk u përkasin të gjitha Qendrave të Votimit, sipas të dhënave të mbledhura deri tani, përqindja e pjesëmarrjes, sipas qarqeve është:

Berati me 52,82%
Dibra me 57,21%
Durrësi me 49,56%
Elbasani me 49,66%
Fieri me 55,29%
Gjirokastra me 52,51%
Korça me 47,99%
Kukësi me 56,48%
Lezha me 43,17%
Shkodra me 53,66%
Tirana me 49,32%
Vlora me 37,56%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se pjesëmarrja në votime në shkallë vendi është 48%.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje, sipas të dhënave të sjella nga 1825 qendra votimi(QV) është në masën 48,28%.

Ajo u bëri thirrje KZAZ-ve, që në zbatim të ligjit, të kryejnë me korrektesë dhe në kohë procesin e marrjes në dorëzim të kutive të votimit, që më pas do të garantojnë kryerjen e procesit të numërimit të votave, brenda afateve ligjore.

KQZ u bëri thirrje dhe partive politike për të emëruar anëtarët e grupeve të numërimit të votave, pasi rezulton se në disa ZAZ të qarkut Shkodër dhe Vlorë, ende nuk është kryer kjo procedurë.

Në deklaratën e saj, Luzi pohoi se vetëm në Pustec, më e vogla ndër bashkitë në vend, ka nisur procesi i numërimit të votave.

Shqipëria votoi. Nis numërimi

Shqipëria votoi. Shumë protestuan duke shkarravitur fletën e votimit (FOTO)