Burgu është ai i Pizës, të arratisurit janë dy të rinj shqiptarë, mënyra e arratisjes, ajo më klasikja, me çarçafë të lidhur. Rindizen polemikat mbi gjendjen kritike të burgjeve në Itali. Nga njëra anë janë të mbipopulluar me të burgosur, nga tjetra mungojnë rojet.
27 korrik 2010 – Dy shqiptarë janë arratisur dje nga burgu Don Bosco i Pizës. Në mënyrën më klasike e më të thjeshtë të mundshme, duke kapërcyer murin rrethues me “litarë” prej çarçafësh të lidhur me njëri tjetrin. Në mes të ditës teksa gëzonin orën e ajrimit, duke përfituar edhe ga personeli i mangët, siç denoncon sindikata e policisë së burgjeve Sappe.
Dy të arratisurit janë Bledar Shehu, 27 vjeç dhe Roland Dedja 26 vjeç. Dy të burgosurit kanë përshkuar oborret e brendshme dhe kanë kapërcyer murin e jashtëm rrethues me ndihmën e çarçafëve që kanë lidhur me njëri tjetrin, dhe janë gjendur në rrugë.
Në rrugë kanë ndaluar makinën e parë që u ka dalë përpara, një Jeep Cherokee, të drejtuar nga një grua dhe me kërcënime e të bërtitura e kanë detyruar të zbresë. Me shpejtësi të lartë janë nisur në e kanë marrë rrugën Aurelia në drejtim të Versilias. Në kërkim të të arratisurve janë vënë menjëherë policia dhe karabinierët që nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë bashkëpunëtori të shqiptarëve brenda e jashtë burgut.
Për arratisjen e shqiptarëve nga burgjet italiane kemi folur shpesh, sepse kanë ndodhur herë pas here e kanë qenë të bujshme. Lexo edhe:
Burgu s’është për burrat, botuar në Botën shqiptare nr. 128, në prill 2005
Zogu dhe kafazi, botuar në Botën shqiptare nr. 128, në prill 2005
Shqiptarët, mjeshtër të arratisjes, botuar në Botën shqiptare nr. 91, në shtator 2003
Burgu u rri ngushtë shqiptarëve, botuar në Botën shqiptare nr. 85, në maj 2003