in

Shqiptarët e Italisë në tregun e punës


Punonjësit e varur

Në vitin 2014 numëroheshin 186 mijë shqiptarë me kontratë pune të varur, kryesisht meshkuj (mbi 60%): rreth 121 mijë me kohë të pakufizuar, 40 mijë me kohë të kufizuar dhe 25.668 ishin të punësuar në bujqësi. Është gjithsesi domethënëse fakti që shqiptarët përbëjnë një fetë të mirë të punonjësve jokomunitarë në Itali: 14,2% të të gjithë atyre jokomunitarëve me kontratë të përhershme, 15,9% të atyre me kontratë për kohë të kufizuar dhe plot 17,5% të të punësuarve në bujqësi.

Janë 7.804 shqiptarë, kryesisht gra (59%) që bëjnë punë sezonale e përbëjnë thuajse një të pestën e punonjësve sezonalë jokomunitarë. Ndërsa punë pranë familjeve kryejnë 19.631 shqiptarë, 88% e të cilëve gra. Në këtë aspekt përbëjnë vetëm 7% të të gjithë bashkëpunëtorëve shtëpiakë jokomunitarë.

Lega: “Ligje speciale kundër imigrantëve për t’u mbrojtur nga pushtimi”

Burgim të përjetshëm për Dritan Demirajn. Dënimi i kërkuar nga prokuroria