in

Shqiptari lëndohet rëndë në vendin e punës

Thyen këmbët dhe dëmton rëndë shtyllën kurrizore duke punuar

Një 40 vjeçar shqiptar ka pësuar një aksident të rëndë në punë në Arcello di Pianello, në provincën e Piacenzës ku po punonte në çatinë e një ferme bujqësore. Ai ka rënë nga një lartësi prej pesë metrash dhe ka pësuar thyerjen e të dyja këmbëve dhe dëmtime të mëdha në shtyllën kurrizore.

Ekipi shëndetësor vendas, që mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, verifikoi gjendjen shumë të rëndë të shqiptarit dhe u vendos që ai të çohej me helikopter në spitalin Maggiore të Parmës. Megjithëse i është  nënshtruar një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale, emigranti mbetet në rrezik jete.

Emigranti shqiptar banonte prej shumë vitesh në Castelasangiovanni. Me sa dihet ai po punonte për mbulimin e godinës dykatëshe kur një nga trarët nuk ka mbajtur duke shkaktuar rënien, që të pranishmit e cilësuan si të tmerrshme. Karabinierët po hetojnë se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse shqiptari ishte i punësuar apo thjesht po ndihmonte një mik në mbulimin e çatisë.

Ditëlindja e ikjes

Katër vjet e tetë muaj burg për Liljana Kondakçiun