in

Shtatë vjet burg për trafik njerëzish skafistit shqiptar

Verën e shkuar kish sjellë në brigjet e Salentos 32 afganë

Romë 26 maj 2011 – Pas gjykimit më rit të shkurtuar në Lecce u dënua me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie shtetasi shqiptar Agim Turanaj. Sipas akuzës ai është personi që ka sjellë në brigjet e Marina di Novaglie, në zonën e Salentos, një grup prej 32 emigrantësh afganistanas, te cilet patën paguar nga 5 deri në 7 mijë euro.

Gjatë natës së 26 gushtit të vitit të kaluar, policia financiare ndaloi emigrantët që sapo kishin zbritur e ata vetë treguan se njëri prej skafistëve ishte Agim Turanaj. Ky i fundit, që u arrestua menjëherë, duket se ishte ndihmuar nga tre  persona të tjerë të paidentifikuar nga forcat e rendit. Nga hetimet mbi tabulatet e celularit të shtetasit shqiptar dhe të GPS të instaluar në gomonen me dy motorë shumë të fuqishëm prej 350 kuaj fuqi secili, u zbulua se mjeti ishte nisur nga një port i Greqisë.

Dënimi i Agim Turanajt, i akuzuar për trafik ndërkombëtar njerëzish, është rënduar nga fakti që ai ka vepruar i shtyrë nga etja për fitim dhe ka qenë pjesë e një grupi kriminal me degë në vende të ndryshme.

Në tryezat shqiptare rritet prania e djathërave italianë

PosteMobile{br}Celulari i ri që shkruan edhe në shqip