35-vjeçarja shqiptare, e shtruar tashmë në spital të Perugias, dhe foshnja që ka në bark janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Romë, 8 tetor 2012 – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Perugia e ka pasur si protagoniste një 35-vjeçare shqiptare në muaj të nëntë të shtatzënisë. Vetura e ngarë nga gruaja është përmbysur ndërsa përshkonte rrugën E45, pranë Derutës, për shkaqe ende të paqarta. Për fat të mirë në aksident duket se nuk ka përsuar asgjë as nëna e as foshnja.
Sipas mediave lokale, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë agjentë të policisë rrugore dhe personeli i Ndihmës së shpejtë. Sapo është nxjerrë nga makina, gruaja është dërguar në spital të Perugias, ku po mbahet nën kontroll. Mjekët bëjnë të ditur se fatmirësisht nëna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se fëmija që mban në bark nuk ka pësuar asgjë nga aksidenti.