in

Shtetësia italiane. Fëmija i huaj i adoptuar a bëhet menjëherë italian?

Unë dhe ime shoqe, tashmë italianë, po bëjmë kërkesë adoptimi për një fëmijë të huaj. Nëse adoptimi bëhet, po fëmija e merr shtësinë italiane?

Sipas nenit 3 të ligjit 91/92 mbi shtetësinë italiane, i mituri i huaj i adoptuar merr shtetësinë italiane, nëse të paktën një prej prindërve është italian.

Pavarësisht faktit se adoptimi bëhet jashtë Italisë, pra është fjala për adoptim ndërkombëtar, apo bëhet drejtpërdrejt në Itali, për përmbylljen e procedurës, gjyata e të Miturve duhet të lëshojë urdhrin për regjistrimin e adoptimit në regjistrin e gjendjes civile.

Pas regjistrimit të adoptimit, fëmija bëhet pjesë e bërthamës familjare duke marrë për rrjedhojë mbiemrin, të drejtat e detyrimet e birit të ligjshëm, pra edhe shtetësinë italiane në rast se nuk e kishte atë. Në fakt, pas regjistrimit i huaji fiton automatikisht shtetësinë italiane,  kështu që nuk duhet paraqitur kërkesë në asnjë autoritet italian.

Maria Elena Arguello / stranieriinitalia.it

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Vaçe Zela, nesër në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit për të fundit herë

Salva una famiglia, autista romeno eroe per caso