in

Shtetësia italiane. Ja si përpilohen kërkesat online

Nga regjistrimi në portal deri te nisja e kërkesës, të gjithë hapat e procedurës së re të paraqitjes së kërkesës për t’u bërë shtetas italian. Udhërrëfyesi ynë dhe udhëzimet e ministrisë së Brendshme

Romë, 20 maj 2015 – Me procedurën e re të aplikimit të vënë në funksionim nga 18 maji, si përpilohen kërkesat e shtetësisë italiane? Ja udhëzimet, hap pas hapi, për të gjithë ata që duan të aplikojnë për t’u bërë italianë.

1.     Para së gjithash, duhet të lidhesh me portalin e ministrisë së Brendshme, të hysh në hapësirën e rezervuar kërkesave online dhe të regjistrohesh:

2.     Fut të dhënat e tua, zgjidh një fjalëkalim dhe mbush kutinë me shenjat e kontrollit. Në fund shtyp butonin “Invia”:

3.     Do të marrësh një email me udhëzimet për të përfunduar regjistrimin:

4.     Lidhu sërish me portalin e ministrisë së Brendshme, fut adresën email, fjalëkalimin që ke përdorur për regjistrimin e shtyp “Invia”:

5.     Tani je brenda në sistem. Shtyp mbi butonin “Cittadinanza”:

6.     Nën “Cittadinanza” do të hapet një listë e re. Shtyp mbi “Gestione domanda”:

7.     Tani duhet të zgjedhësh formularin që duhet përpiluar sipas llojit të kërkesës së shtetësisë që paraqet: Për martesë apo për rezidencë? Jeton në Itali apo jashtë saj?

8.     Zgjidh formularin e nis përpilimin e kërkesës:

9.     Në vijim mund të shkarkosh të gjitha udhëzimet (në Italisht) për përpilimin e formularëve sipas llojit të kërkesës, të vënë në dispozicion nga ministria e Brendshme:

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe: Shtetësia italiane. Si kontrollohet online në ç’pikë është praktika

 

Edlira Dobrushi, 10 vjet në psikiatri për vrasjen e tre vajzave

Vlerësim i merituar