Kam paraqitur kërkesën pëër shttësinë itaiane prej një viti. Tani po më skadon leja e qëndrimit e nuk përmbush më kriteret për ta përtërirë. Si të veproj?
Në bazë të nenit 11, paragrafi 1, germa c) të D.P.R. nr. 394/99, i huaji që ka një leje qëndrimi të vlefshme për motive të tjera mund të kërkohet lëshimi i një lejeje qëndrimi për pritje të marrjes së shtetësisë me kohëzgjatje sa procedura e marrjes së shtetësisë.
Kjo do të thotë se leja e qëndrimit për pritje shtetësie mund t’i lëshohet të huajit që ka paraqitur kërkesën për shtetësinë italiane. Kujdes, me këtë lloj lejeje qëndrimi nuk lejohet të bëhet asnjë lloj pune, as autonome as e varur (sipas një komunikate të ministrisë së Brendshme të 12 janarit 2008).
Kush ka një leje qëndrimi për pritje shtetësie duhet të regjistrohet, falas, në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar për të përfituar nga shërbimi shëndetësor (neni 34, paragrafi 1, germa b) e dekretit legjislativ nr. 286/98).
Titullari i lejes së qëndrimit për pritje shtetësie mund të kërkojë bashkim familjar në rast se përmbush kriteret e parashikuara nga ligji, në veçanti të ardhurat dhe strehimin (sentenca e Gjykatës së Lartë nr. 12680 e vitit 2009).
Kërkesa për lejen e qëndrimit për pritje shtetësie i drejtohet kuesturës përmes zyrave postare, duke përpiluar formularin 1 të modelit 209 që gjendet në brendësi të kompletit postar për lejet e qëndrimit. Kërkesës i duhet bashkangjitur:
Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)