Mazhoranca vë sërish në kalendar ddl 2092. Por tani për tani pritet të mbarojë punë Komisioni për Çështjet Kushtetuese, por vendimi i ardhshëm mund t’ia shkurtojë kohën
Romë, 18 janar 2017 – Diçka duket se po vihet në lëvizje brenda mazhorancës, për të mbyllur më në fund reformën e shtetësisë për brezat e dytë. Pas impenjimit të marrë përsipër të hënën në mbrëmje, të martën arriti një sinjal i rëndësishëm nga Senati, ku pasdite, konferenca e kryetarëve të grupeve përcaktuan kalendarin e punimeve plenare deri më 2 shkurt 2017.
“Kërkova që të shqyrtohen me urgjencë në seancë plenare masat në vijim: ngritja e komisionit kundër vrasjes së grave, norma për mbrojtjen e të miturve migrantë të pashoqëruar, ajo kundër bullizmit në internet dhe dhe reforma për ius soli” lajmëroi dje në përfundim të koknferencës kryetari i senatorëve të PD-së, Luigi Zanda. “Është fjala për masa me karakter shoqëror në linë me bashkimet civile, shpresojmë që Senati të mund të japë përgjigje së shpejti për këto emergjena”. Reforma e shtetësisë ëu kthye, të paktën politikisht, në rend të ditës. “Javën e ardhshme – konfirmoi në Sallë presidenti Pietro Grasso – do të diskutohen relacioni i Komisionit antimafie mbi depërtimet mafioze e kriminale në lojërat e ligjshme e të paligjshe dhe, po të jenë mbyllur në Komisione, projektligjet mbi mbrojtjen e të miturve të huaj të pashoqëruar, mbi luftën ndaj kiber-bullizmit dhe mbi shtetësinë”.
Por duhet bërë kujdes me formulën “po të jenë mbyllur në Komisione”. Nënkupton që reforma e shtetësisë do të mbërrijë në sallëvetëm po të ketë përfunduar rrugëtimin e saj në Komision ku dergjet prej mëse një viti. Që kjo të ndodhë brenda javës së ardhshme është e pamundur, pasi Komisioni këto ditë po merret me tjetër gjë e sidoqoftë para se të miratojë reformën duhet të shqyrtojë mbi shatë mijë amendamentet e paraqitura nga opozita, veçanërisht Lega.
Por hapi i djeshëm stimulon Komisionin të vihet në lëvizje (e kishin provuar pa ndonjë rezultat edhe verën e shkuar), por hap gjithashtu edhe skenare të reja. Nëse punimet në Komision nuk rinisin apo paralizohen nga opozita, mazhoranca mund të veprojë ndryshe, duke vendosur të çojë reformën drejtpërdrejt në seancë plenare, ku ka mjete të ndryshme për të kapërcyer obstruksionizmin e për të çuar reformën drejt miratimit.
Për zgjidhjen e fundit është në favor edhe Sinistra Italiana, që megjithëse në opozitë është e gatshme të mbështesë reformën në Pallatin Madama, siç bëri edhe në Montecitorio. “Jemi shumë të kënaqur që janë futur në kalendarin e punimeve të javës së ardhshme masa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të miturve, dhe, menjëherë pas kiber-billizmit, edhe atë që ka të bëjë me ius soli dhe shtetësinë” tha në salla kryetarja e grupit Loredana De Petris.
“Por dua të nënvizoj – shtoi – faktin që masa të tilla shfaqen në formën “po të jenë përmbyllur në Komision”; ndaj më lejoni të them që ne urojmë që Komisioni të nxitojë, por është sheshit që nëse kjo nuk do të ndodhë, në konferencën e ardhshme të kryetarëve të grupeve ne mund të kërkojmë edhe mundësinë që masa që po shqyrtohet në komision të kalojë në seancë plenare edhe pa u përmbyllur”.
EP
Lexo edhe: Shtetësia italiane. Partia Demokratike i kthehet reformës: “Ta miratojmë tani”