Herën e parë të kontrollit të praktikës në internet, procedura është disi e gjatë pasi duhet bërë edhe regjistrimi on-line si përdorues e më pas të bëhet kontrolli i mirëfilltë.
Këtu ju tregojmë shkurtimisht hapat e nevojshëm për regjistrimin dhe kontrollin on-line:
1. Hyni në portalin e ministrisë së Brendshme, www.interno.it, dhe në fund të faqes, në kategorinë “Cittadini e Imprese” do të gjeni edhe “Cittadinanza”:
2. Hyni në seksionin mbi shtetësinë duke shtypur butonin “Cittadinanza” (e nënvizuar lart me të kuqe) e do t’ju shfaqet në ekran:
3. Këtu duhet të shtypni butonin “Consulta la tua pratica” (në të djathtë të faqes) e do t’ju hapet një tjetër faqe që paraqet shërbimin dhe ju udhëzon si të shkoni përpara për t’u regjistruar në sistem.
4. Duhet të shtypni “Vai alla procedura”.
5. Në faqen e mësipërme nis regjistrimi i mirëfilltë, kur kërkimi është për herë të parë. Të gjitha herët e mëpasshme (kur të jesh përdorues i regjistruar) do të mjaftojë të futet E-mail utente (adresa e-mail e përdoruesit) dhe Password (fjalëkalimi). Ndërsa për regjistrimin është e nevojshme të shtypet butoni i nënvizuar me të kuqe “Effettua registrazione” dhe vjen:
6. Në këtë faqe nis regjistrimi me futjen e të dhënave personale (që duhet të përputhen me ato të kërkesës) si mbiemri, emri, adresa e-mail që duhet përsëritur (për siguri), datëlindja. Duhet zgjedhur një fjalëkalim (që duhet të jetë të paktën me 8 shkronja, nga të cilat të paktën 1 të jetë shifër), që duhet përsëritur (për siguri). Së fundi, duhet shkruar kodi i kontrollit dhe të shtypet butoni “Invia”.
Ajo çka shfaqet është:
Një faqe që ju thotë se kërkesa e regjistrimit është nisur me sukses, që do të mbërrijë një mesazh në adresën e postës elektronike që dhatë me udhëzimet për konfirmimin e regjistrimit dhe aktivizimin si përdorues.
7. Ajo që gjeni në postën tonë elektronike është një mesazh që na vjen nga ministria e Brendshme si i mëposhtmi që na tregon qoftë emrin e përdoruesit (e-mail utente) dhe fjalëkalimin (password) qoftë faqen e ministrisë ku duhet shkuar për të konfirmuar regjistrimin.
8. Nga këtu shkoni në faqen e ministrisë së Brendshme për konfirmim që është e mëposhtmja:
9. Ju tregon se ku duhen përdorur “e-mail utente” dhe “password” që keni dhënë në fazën e regjistrimit dhe që ju janë konfirmuar me e-mail. Fusni këto dy të dhëna, shtypni “invia “ Më pas arrini në faqen kryesore tuajën.
10. Këtu ju thuhet se për të përfunduar procedurën duhet të jepni disa të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me kërkesën e shtetësisë: si kodi i praktikës ((K10, K10C), shtetësia që keni, numri i praktikës (shifrat që ndjekin kodin), neni sipas të cilit është bërë kërkesa e shtetësisë (neni 5 për martesë, 9 për rezidencë, 16 si refugjat apo i paatdhe), zyra dhe data e paraqitjes së kërkesës. Shtypni butonin “Associa domanda” dhe do t’ju shfaqet faqja:
11. Këtu do të shkruani të gjitha të dhënat që ju kërkohen e që numëruam më lart, fusni kodin e kontrollit dhe më pas shtypni butonin “Cerca la Domanda”.
12. Kjo e mësipërmja është faqja që ju hapet nëse keni futur saktë të gjitha të dhënat e kërkuara dhe tani mund të shtypni butonin “Stato Domanda” për të parë në ç’pikë është praktika juaj e shtetësisë. Përgjigjja është e thatë dhe mund t’ju zhgënjejë: ashtu si me telefonatën në call center edhe duke u lidhur në internet nuk merret ndonjë sqarim i hollësishëm. Kështu për muaj, madje edhe për më shumë se një vit, kur kërkesa juaj ndjek rrugëtimin e saj burokratik nga një zyrë në tjetrën, përgjigjja e vetme që jepet është “L’istruttoria è in corso di completamento”
Që shqip me tri fjalë do të thotë “praktika po shqyrtohet”, pa sqaruar se sa kohë mund të nevojitet akoma deri në nënshkrimin e dekretit të njohjes së shtetësisë.
Kjo është praktika e plotë e regjistrimit dhe e kontrollit të përparimit të praktikës. për kontrollet e mëpasshme, kur të jeni tashmë përdorues, do të mjaftojë të ndiqni katër hapat e parë dhe, kur të mbërrini në faqen e mëposhtme të fusni drejtpërdrejt “e-mail utente” dhe “password” dhetë shtypni “Invia”:
Me të arritur në faqen tuaj mund të shkoni direkt e të shtypni “Stato Domanda” për të mësuar në ç’pikë është praktika.
K.B./Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
Lexo edhe: Shtetësia italiane. Ja si përpilohen e paraqiten kërkesat online