Kam marrë shtetësinë italiane pak muaj më parë. Edhe ime shoqe dëshiron të paraqesë kërkesën. Kur mund ta bëjë e ç’kritere duhet të përmbushë?
Romë, 18 korrik 2013 – Edhe shtetasit joitalianë bashkëshortë të të huajve që marrin shtetësinë italiane aplikohet neni 5 i ligjit 91 të vitit 1992 mbi shtetësinë, pikërisht neni që parashikon marrjen e shtetësisë për martesë me shtetas italian. Kjo do të thotë që i huaji mund të paraqesë kërkesë për shtetësinë, nëse të dy janë rezidentë në Itali, vetëm pas dy vjetëve nga çasti kur bashkëshorti është bërë shtetas italian, ose pas tre vjetëve nëse nuk jetojnë në Itali, edhe nëse ata janë martuar shumë vite më parë. Nëse martesa është bërë pa marrjes së shtetësisë italiane, dy apo tre vjetët para paraqitjes së kërkesës për shtetësinë italiane, llogariten nga çasti i martesës.
Duhen mbajtur parasysh dy gjëra. E para që afati 2 apo 3 vjeçar pas të cilit mund të paraqitet kërkesa sipas rastit të rezidencës përgjysmohet nëse çifti ka fëmijë. Së dyti, i huaji bëhet italian të nesërmen e betimit në komunë apo në përfaqësinë diplomatike. Kështu nëse njëri prej dy bashkëshortëve shqiptarë me rezidencë në Itai merr shtetësinë italiane e bën betimin sot, 18 korrik 2013, tjetri mund të kërkojë shtetësinë duke filluar nga 19 korriku 2015 nëse çifti nuk ka fëmijë dhe nga 19 korriku 2014 nëse çifti ka fëmijë (të lindur apo të adoptuar, ligji nuk bën asnjë dallim).
Kriteret që duhen përmbushur janë po ato të atyre që kërkojnë shtetësinë për martesë me shtetas italian që nga lindja. Të gjitha dokumentet e renditura më poshtë duhen paraqitur në origjinal dhe në fotokopje.
- Formulari A i kërkesës i përpiluar në të gjitha pjesët e tij dhe i nënshkruar;
- Pullë-taksë prej 16,00 euro;
- Akti i lindjes i legalizuar (me vulë apostille, për shqiptarët) dhe me përkthim të legalizuar;
- Akti i martesës ose estrakti i përmbledhur – nëse martesa është bërë jashtë Italisë, është e këshillueshme të hidhet në regjistrat italianë të Gjendjes Civile bashkë me aktin e lindjes në çastin e betimit të shtetësisë nga bashkëshorti që merr i pari shtetësinë italiane;
- Certifikata penale nga vendlindja (dhe e vendeve të tjera të mundshme ku mund të ketë jetuar më parë i interesuari, Greqia për shembull, nëse ka qenë emigrant edhe atje) e legalizuar (vulë apostille, për dokumentet shqiptare) dhe me përkthim të legalizuar;
- Fotokopja e një dokumenti identiteti italian;
- Fotokopja e lejes së qëndrimit (për rezidentët në Itai);
- Fotokopja e pasaportës së vlefshme;
- Kuponi i derdhjes së kontributit prej 200 eurosh (facsimile)
Maria Elena Arguello – In italiano su Stranieriinitalia.it
Lexo edhe:
Shtetësia për martesë. Kur dhe si të paraqes kërkesën?
Shtetësia për rezidencë në Itali. Ç’duhet bërë?
Cittadinanza italiana per nascita nel territorio italiano. Come funziona?
Si të kontrollosh on-line ku është kërkesa jote e shtetësisë
Shtetësia italiane. Udhëzues on-line i ministrisë së Brendshme
Shtetësia italiane. Nga Civis Romanus te Civis Italicus