in

Shtohen regjistrimet e italianëve në Tiranë, rritet shqetësimi i Urdhrit të dentistëve në Itali

Dentistët e rinj të Italisë diplomohen në Tiranë. Jep alarmin Giuseppe Renzo, president i federatës kombëtare të Urdhrave të mjekëve kirurgë dhe të dentistëve (CAO)

Romë, 20 nëntor 2013 – “Fillojnë të na vijnë kërkesa regjistrimi në Urdhrat e ndryshëm të Mjekut si nga italianë ashtu edhe nga shqiptarë të diplomuar në Tiranë”. E pohon me shqetësim këtë gjë Giuseppe Renzo, president i federatës kombëtare të Urdhrave të mjekëve kirurgë dhe të dentistëve.

“Nëse është i vërtetë lajmi i sapombërritur se mëse 100 studentë të rinj do të ndjekin këtë vit kursin e Odontoiatrisë në Tiranë në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, duam të dimë se në çfarë strukturash e me çfarë aftësish formuese?” ngre pyejten presidenti i CAO-s.

Janë akuza të rënda ato që ngrenë dentistët përmes presidentit të CAO-s, për të cilat është kërkuar nga Senati vëmendja e ministrave të Shëndetësisë, të Arsimit dhe të Punëve të Jashtëm.

Siç përflitet prej disa javësh, falë konventash të lidhura mes “Zojës së Këshillit të Mirë” dhe universitetit “Tor Vergata” të Romës, në Tiranë janë ngritur kurse trevjeçare në Mjekësi dhe Odontoiatri. Duket se ky fakt ka nxitur udhëtimet masive të studentëve që, pasi nuk kanë marrë provimin e hyrjes në një fakultet italian, kanë kthyer sytë plot shpresë nga Shqipëria. 

Presidenti kujton: “Përballë qytetarëve, Urdhrat profesionalë janë certifikuesit e cilësive të profesionistëve që regjistrohen në ta. Por situata që po krijohet, u bën të pamundur Urdhrave të verifikojnë formimin e të diplomuarve që kërkojnë regjistrimin. Disa propozojnë që të refuzohet regjistrimi në Urdhër për të gjithë ata për të cilët nuk është i qartë rrugëtimi i formimit”.

Së fundi, Renzo shpreh kënaqësi që më në fund “edhe politika është kujtuar të trajtojë problemin” që “CAO denoncon prej vitesh në institucionet italiane dhe europiane”.

Shqiptari i Italisë

Lexo edhe:
Çështja e diplomave italiane të Zojës së Këshillit të Mirë përfundon në Senat
Rreth 600 studentë italianë në Tiranë për t’u futur në Mjekësi e Odontoiatri
Italianët që nuk kalojnë testin e hyrjes në mjekësi? Shqipëria i pret krahëhapur

Ma che bella protesta!

Humb jetën në aksident rrugor deputeti Sokol Olldashi