in

Si merret leja e martesës në konsullatat shqiptare

Për të lidhur martesë në Itali, shtetasit shqiptar i nevojitet Konfirmimit apo leja  për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) i lëshuar nga zyrat konsullore.  
Para se Konsullata të japë konfirmimin e saj, apo nulla ostën, duhet të bëhen shpalljet për lidhje martese në bashkitë/komunat përkatëse në Shqipëri, procedura e të cilave zgjat rreth 2 javë. Vetëm pasi të bëhen shpalljet, bashkia/komuna në Shqipëri lëshon certifikatat që i nevojiten Konsullatës për të lëshuar Leje për Lidhje Martese (certifikatë lindjeje dhe certifikatë për lidhje martese të vulosura nga prefektura përkatëse në Shqipëri).
Në këtë mënyrë, procedura e lëshimit të Lejes ka dy faza. E para: shpallja për lidhje martese në Shqipëri dhe tërheqja e certifikatave nga bashkia/komuna, dhe e dyta: sjellja e certifikatave në Konsullatë dhe tërheqja aty e Lejes për lidhje martese.

Lidhje martese mes dy shtetasve shqiptarë

Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre dhe me numrin e pasaportës së personi  të tretë të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
Nëse bashkëshortët e ardhshëm janë të ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.
Kur çifti të ketë në dorë certifikatat e marra në Shqipëri, shkon me to në konsullatë për të tërhequr Lejen për Lidhje martese që para se të çohet në komunë duhet të legalizohet në prefekturë.

Lidhje martese mes një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi italian

Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me numrin e pasaportës së personi  të tretë të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
Shtetasi italian duhet të ketë me vete certifikatën e lindjes me atësi e mëmësi dhe certifikatën e shumëfishtë (në të cilën të përfshihen rezidenca, shtetësia dhe gjendja civile). Të dyja certifikatat duhet të jenë të legalizuara, me vulën “Apostille” , nga prefektura përkatëse italiane.
Nëse shtetasi shqiptar që do të martohet është i ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.
Kur çifti të ketë në dorë certifikatat e marra në Shqipëri, shkon me to në konsullatë për të tërhequr Lejen për Lidhje martese që para se të çohet në komunë duhet të legalizohet në prefekturë.

Lidhje martese mes një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi të huaj

Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me numrin e pasaportës së personi  të tretë të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri. Shtetasi i huaj duhet të ketë me vete Lejen për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) të lëshuar nga konsullata e shtetit të tij në Itali.
Kur çifti të ketë në dorë certifikatat e marra në Shqipëri, shkon me to në konsullatë për të tërhequr Lejen për Lidhje martese që para se të çohet në komunë duhet të legalizohet në prefekturë.

Legisti Borghezio mban anën e xhelatit norvegjez

Të martohesh në Itali