in

Si të hysh në Itali pas një dëbimi

Ju shkruaj për një të afërmin tim shqiptar që është dëbuar nga Italia përpara pesë vjetësh. Meqenëse kanë kaluar pesë vjet, ai dëshiron të kërkojë pezullimin e dëbimit: çfarë duhet të bëjë?

Ndalimi i rihyrjes zgjat 10 vjet të cilat llogariten që nga data e zbatimit të dëbimit, i vërtetuar nga vula e daljes ose nga çdo dokument tjetër që dëshmon se i huaji nuk ndodhej më në territorin kombëtar.
Në bazë të nenit 13, paragrafi 13 i testit unik numër 287/1998, shtetasi i huaj që ka marrë dekret dëbimi mund të hyjë sërish në Itali duke kërkuar një autorizim të posaçëm rifutjeje në territorin kombëtar.

Kur të skadojë pra ndalimi i hyrjes, mund të vijë sërish në Itali, por duhet të dëshmojë dhe të paraqesë të gjitha dokumentet që vërtetojnë jo vetëm se ka dalë vërtet nga territori kombëtar italian, por që për gjithë këtë periudhë nuk ka hyrë në hapësirën Shengen.

I afërti yt duhet të shkojë personalisht në përfaqësinë Diplomatike Italiane dhe të paraqesë një kërkesë për pezullimin e dëbimit, adresuar Ministrisë së Brendshme.

Përfaqësia diplomatike së pari do të verifikojë identitetin e tij dhe do të shqyrtojë të gjitha dokumentet që duhet të jenë sa më të detajuara dhe duhet të dëshmojnë qëndrimin e personit jashtë Shengenit për të gjithë periudhën e parashikuar nga dekreti i dëbimit.

Përfaqësia diplomatike i dërgon gjithë dokumentet Ministrisë e cila do të vlerësojë dhe do të verifikojë respektimin e kushteve për të rihyrë në Itali dhe bën pra përditësimin e arkivit së policisë së zonës Shengen.

Përfaqësia diplomatike italiane do t’i japë përgjigje të afërmit tënd për vendimin që do të marrë Ministria e Brendshme.

Kujtojmë se i huaji i dëbuar mund të rihyjë në Itali, edhe përpara se të ketë marrë fund periudha e ndalimit të ardhjes, p.sh. kur gjen një punëdhënës që është i gatshëm ta marrë në punë. Duhet gjithsesi të paraqesë një kërkesë për të marrë një autorizim të posaçëm nga Ministria e Brendshme që të hyjë më parë se afati i parashikuar nga dekreti i dëbimit.

Edhe në këtë rast i huaji që ka marrë dëbimin, duhet të paraqesë kërkesë pranë përfaqësisë diplomatike e cila ia përcjell Ministrisë së Brendshme.

Avv.Mariangela Lioy

Anton Krasniqi

Dhuroj gjak dhe jam i kënaqur që gjesti im ndihmon dikë

Legalizime të rreme, 20 arrestime në Romë