in

Sigurimet Rc auto të Albsig Italia janë të rreme

Mashtrimi i zbuluar nga Instituti për Mbikëqyrjen e Sigurimeve private dhe të Interesit kolektiv (ISVAP)

Romë, 29 nëntor 2011 – Janë të rremë të gjithë kuponët e sigurimeve të përkohshme të makinave të institutit të sigurimeve “Albsig Italia” me seli legale në rrugën George Bush 10 në Tiranë. Për faktin e thjeshtë që një shoqëri e tillë nuk ekziston. Në të vërtetë “ka një shoqëri shqiptare sigurimesh që quhet “Albsig Sh.A.” me të njëjtën seli legale, por që është e autorizuar të ushtrojë veprimtarinë e saj siguruese vetëm në Shqipëri, që nuk ka lëshuar asnjëherë sigurime makinash në Itali dhe as nuk ka autorizuar të tjerë të bëjë këtë gjë”.

E thotë këtë Isvap,  Instituti për Mbikëqyrjen e Sigurimeve private dhe të Interesit kolektiv, që me një komunikatë shtypi, lajmëron të gjithë klientët e mundshëm që nënshkrimi në Itali i një sigurimi të tillë nuk ka asnjë vlerë. Ndaj klientët me një kupon të tillë në xhep, në të vërtetë, nuk e kanë mbulimin sigurues të makinës që ngasin, ndërsa ata që lidhin kontrata të tilla sigurimi, kryejnë shkelje ligjore.

Isvap lajmëron të gjithë që, para se të nënshkruajnë një kontratë sigurimi, “të verifikojnë që ajo po lidhet me një ent, institut të autorizuar të kryejë veprimtari  siguruese në Itali”.

Shkarko komunikatën ISVAP

 

Del në pension Kontrata e qëndrimit. Lamtumirë modeli Q

Paderno Dugnano. Humbën jetën 4 punonjës, arrestohet punëdhënësi