in

Sipërmarrjet e të huajve, 100 mijë më shumë në 5 vjet. Shqiptarët të tretët

Çdo dhjetë ndërmarrje individuale në Itali, një ka për titullar një të huaj. Në vendet e para marokenë, kinezë e shqiptarë. Raporti i Unioncamere-InfoCamere

Romë, 29 mars 2016 – Në fund të vitit 2015, janë 30.903 ndërmarrje individuale që kanë për titullar një shqiptar. Shifra është pak a shumë e qëndrueshme, pasi ishin vetëm 113 më shumë një vit më parë (31.016), pra kanë pësuar një luhatje me rreth -0,04%, dhe kjo në kohë krize është një e dhënë që duhet parë pozitivisht, e gjithsesi, nga 2010 numri i ndërmarrjeve individuale me titullar shqiptar është rritur.

Në përgjithësi, gjatë vitit 2015, ndërmarrjet e jokomunitarëve në Itali janë shtuar me rreth 19 mijë krahasuar me një vit më parë, duke kapur shifrën 354.113. Përfaqësojnë 10,9% të të gjitha sipërmarrjeve individuale në Itali. E dhëna më e rëndësishme është që, nga viti 2010, numri i tyre është rritur me  100 mijë. Shifrat e sipërmarrjeve të jokomunitarëve është akoma më domethënëse po të mbahet parasysh që gjatë vitit të shkuar numri i përgjithshëm i sipërmarrjeve individuale ra me 0,1%.

Këtë thonë Unioncamere-InfoCamere mbi bazën e të dhënave të regjistrit të sipërmarrjeve të Dhomave të Tregtisë në Itali.

Klasifikimi i vendeve të prejardhjes së titullarëve të huaj të ndërmarrjeve ka në krye Marokun nga ku mbërrijnë 67 mijë titullarë ndërmarrjesh individuale. Ndjekin Kina me 49 mijë dhe Shqipëria me 30.903 (ose 8,73%).

Harta e pranisë së tyre në territor ka në vendet e para Toskanën, Lombardinë Ligurian dhe Lazion, të gjitha me një prani të sipërmarrjeve të të huajve mbi 15% të të gjithave të pranishme në krahina. Prato është provinca ku ndërmarrjet e jokomunitarëve kanë “peshën” më të lartë: përbëjnë 40,9% të të gjitha ndërmarrjeve individuale të pranishme në provincë.

Të huajt janë veçanërisht të ptanishëm me ndërmarrjet e tyre individuale në tregti (161.313), në ndërtim (75.742), shërbime të tjera (29.583), industri (29.240), shërbime për ndërmarrjet (20.757), turizëm (19.194) dhe bujqësi (7.483).

Për sa u përket shqiptarëve, ndërmarrjet individuale të tyre janë kryesisht në ndërtim (22.922). Pasojnë sektorët e industrisë (1.172), restorante dhe hoteleri (1.170), shërbime si makina me qira, agjenci udhëtimesh dhe shërbime ndërmarrjeve (1.154), lloje të tjera shërbimesh (614), bujqësi e peshkim (647), transport magazinim (555). Ajo që bie në sy për shqiptarët është që janë mes dhjetë kombësive të para në tregti.

Shkarko të dhënat Unioncamere-InfoCamere

 

Jam student. Mund të regjistrohem në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar

Futboll. Shqipëria fiton 2-0 miqësoren ndaj Luksemburgut