Si është e strukturuar shkolla në Itali; Shkollimi i detyrueshëm; Si matet mbarëvajtja në mësime; Orari shkollor; Të miturit e huaj në shkollën italiane; Regjistrimi në shkollë; Dokumenti i qëndrimit – UDHËZUES
Si është e strukturuar shkolla në Itali
Shkolla në Itali ndahet në katër cikle:
Çerdhja (Asilo nido). Për fëmijët deri në 3 vjeç. Nuk është e detyrueshme. Është një institucion me karakter mbwshtetws dhe edukativ, i përdorur nga prindërit që punojnë me kohë të plotë e nuk mund të qëndrojnë në shtëpi me fëmijën gjithë ditën.
Kopshti (Scuola dell’infanzia, apo scuola materna). E ndjekin fëmijët nga 3 dei në 5 vjeç dhe nuk është i detyrueshëm. Zgjat tre vjet e ndjek një projekt specifik edukimi. Mund të jetë shtetërore, private, e organizuar nga subjekte fetare apo komunitete lokale.
Cikli i dytë i shkollimit (shkolla e mesme). Ky cikël shkollimi ndiqet nga të rinjtë me moshë nga 14 deri në 19 vjeç, zgjat pesë vjet e ndahet në një dyvjeçar e një trevjeçar. Në vitin e pestë nxënësi duhet të mbrojë një provim shteti për maturën, i nevojshëm për t’u futur në Universitet apo në tregun e punës.
Në këtë cikël, nxënësi mund të vendosë, çfarë shkolle të ndjekë: liceun, liceun artistik dhe institutin e arteve, institutin teknik apo institutin profesional.
Formimi i nxënësit do të jetë i ndryshëm në bazë të shkollës së zgjedhur. Në fakt, kush zgjedh një tip liceu do të bëjë një rrugëtim studimesh teorik dhe abstrakt, ndërsa kush zgjedh institutet profesionale studion lindë më të lidhura me tregun e punës. Vetëm në institutet profesionale mund të merret një kualifikim i ndërmjetëm pas trevjeçarit përmes një provimi.
Detyrimi i shkollimit
Shkolla e detyrueshme në Itali zgjat dhjetë vjet (5 vjet të shkollës fillore, 3 vjet të nivelit të dytë të shkollës tetëvjeçare dhe dy vjet të ciklit të orientimit në shkollën e mesme), që do të thotë që në përgjithësi fëmijët nga 6 deri në 16 vjeç janë të detyruar të ndjekin shkollën. Shkolla e detyrueshme është falas dhe vetëm për shkollën fillore librat jepen falas dhe familjet duhet të blejnë materialin shkollor.
Për të përmbushur detyrimin arsimor ka tre opsione:
- Në rastin e mbetësve në klasë, të frekuentohet për dy vjet të tjerë tetëvjeçarja (duke marrë në fund provimin e tetëvjeçares);
- Të frekuentohet dyvjeçari i parë i shkollës së mesme;
- Të frekuentohet rrugëtimi shkollor profesional që lëshon një kualifikim profesional pas tre vjetëve apo një diplomë në rastin e frekuentimit të kursit katërvjeçar.
Pasi kanë përmbushur detyrimin e shkollimit, të rinjtë mund të vazhdojnë studimet për të marrë një diplomë apo një kualifikim profesional. Pra pas mbushjes së 16 vjeçëve mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre formues duke zgjedhur mes:
- Frekuentimit të një shkolle të mesme;
- Frekuentimit të një kursi formimi profesional që lëshon një kualifikim profesional pas kapërcimit të kurseve me kohëzgjatje minimale trevjeçare;
- Nisjes së punës me kontratë mësimi që parashikon ndjekjen e detyrueshme të veprimtarive formuese;
Kujdes! Nëse nxënësi kupton se i ka hyrë një rrugëtimi formues që nuk i shkon për shtat, mund të modifikojë zgjedhjen e tij me një nga dy opsionet e tjera, pasi që të tria janë të barasvlershme.
E drejta e shkollimit është e vlefshme edhe për nxënësit e huaj, ndaj nuk është e detyrueshme që të tregojnë se kanë qëndrim të rregullt në Itali për të ndjekur shkollën e detyrueshme. Por, pas 16 vjetëve nxënësi, edhe pse me qëndrim të parregullt, nuk duhet të braktisë studimet. Për ta mos-detyrimi i paraqitjes së dokumentit të qëndrimit nënkuptohet për të gjithë rrugëtimin shkollor: nga klasa e parë fillore deri në marrjen e diplomës së maturës apo të një kualifikimi profesional. Në këtë mënyrë e drejta e shkollimit mbron nxënësit deri në përmbylljen e formimit shkollor.
Lidhur me këtë argument, Këshilli i Shtetit me Vendimin nr. 1734/2007merr në konsideratë që mbushja e moshës madhore arrin përpara përfundimit të shkollës së mesme e prandaj një qëndrim i ndryshëm ndaj të huajit të parregullt që ka ushtruar të drejtën e tij të shkollimit mund të sjellë një diskriminim mes nxënësve italianë e atyre të huaj.
Çfarë janë debitet dhe kreditet e formimit
Viti shkollor është i ndarë në dy katër-mujorë. Në janar dhe në qershor mësuesit vlerësojnë rezultatet shkollore të fëmijës përmes një skede vlerësimi që i dorëzohet prindërve (dëftesë shqip, pagella në gjuhën italiane).
Kur në fund të vitit nxënësi ka 1 apo maksimumi 3 lëndë me pamjaftueshmëri, por që shkolla është e mendimit se mund t’i kapërcejë, nxënësi kalohet në klasën pasuese me kusht që të shlyejë “borxhin apo debitin në formim”. Debiti në formim do të kapërcehet nga nxënësi përmes ndjekjes së kurseve të rikuperimit dhe duke mbrojtur një provim mbi lëndët ku nuk kalonte gjatë vitit pasardhës shkollor.
Konsiderohet “kredit në formim” pjesëmarrja në projekte apo veprimtari integruese të shkollës. Pikët e mbledhura në këtë mënyrë u shtohen në fund notave të tjera para mbrojtjes së provimit të shtetit për marrjen e maturës.
Oraret dhe pushimet shkollore
Kalendari shkollor në Itali zgjat rreth 9 muaj në vit, nga mesi i shtatorit deri në mes të qershorit. Në mes ka dy periudha të gjata pushimesh: dy javë për Krishtlindje (pak a shumë nga 23 dhjetori deri më 6 janar) dhe rreth një javë për Pashkë (në mars apo prill, sipas datës festive). Të gjitha ditët e tjera të pushimit, të shpërndara gjatë vitit shkollor, u komunikohen prindërve.
Në shumë shkolla prindërit mund të zgjedhin mes dy oraresh mësimore:
– 40 orë në javë: frekuentimi nga e hëna në të premte, nga ora 8.30 deri më 16.30 me mencë;
– 27 apo 30 orë në javë: frekuentimi nga e hëna në të shtunë, me kohëzgjatje pasdite të përcaktuar nga çdo shkollë
Është e rëndësishme që nxënësit të respektojnë orarin e hyrjes (shumë leksione nisin në orën 8.00 ose 8.30) dhe të daljes.
Mungesat në shkollë duhet të jenë të motivuara dhe të justifikuara nga prindërit e sidoqoftë nuk mund të zgjasin më shumë se një e katërta e vitit shkollor. Në rast mungesash mbi gjashtë ditë për arsye sëmundjeje, për t’u kthyer në shkollë duhet paraqitur një certifikatë mjekësore që dëshmon se i mituri është shëruar.
Gjatë vitit shkollor organizohen qoftë bisedime personale qoftë mbledhje mes prindërve dhe mësuesve, gjë që mundëson bashkëpunim mes këtyre dy figurave për edukimin e shkollimin e fëmijëve.
Si funksionon shkolla për të miturit e huaj
Të miturit e huaj të pranishëm në territorin italian, pavarësisht nëse ata apo prindërit e tyre kanë apo jo qëndrim të rregullt, kanë të drejtën e shkollimit dhe të hyrjes në të gjitha institutet shkollore (ashtu si edhe të drejtën shëndetësore) njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë.
Në fakt, e drejta e shkollimi garantohet nga neni 34 i Kushtetutës që parashikon që “shkolla është e hapur për të gjithë”. Për më tepër, Konventa të ndryshme ndërkombëtare, mes të cilave ajo e Nju Jorkut mbi të drejtat e fëmijës dhe Konventa Europiane mbi të drejtat e njeriut, si edhe Teksti Unik mbi imigracionin (dekreti legjislativ 286/98) dhe rregullorja e tij zbatuese (D.P.R. 394/99), vënë në dukje këtë të drejtë.
Lidhja familjare mes fëmijës dhe prindërve duhet të dëshmohet nga një dokument i përkthyer, si për shembull një certifikatë familjare, certifikatë lindjeje apo nga regjistrimi i të miturit në pasaportën e prindit. Në mungesë të këtij dokumenti fëmija sidoqoftë regjistrohet në shkollë, por nëse brenda 6 muajve nuk dokumentohet kush është prindi, shkolla mund t’ia sinjalizojë rastin Autoritetit gjyqësor për të miturit.
Ndjekja e shkollës në Itali nuk është vetëm një e drejtë e të miturit, por një detyrim i prindërve q duhet të përkujdesen për shkollimin e bijve të tyre. Ky detyrim theksohet në nenin 38 të dekretit legjislativ 286/98 q parashikon se të miturit e huaj të pranishëm në territorin e Italisë kanë detyrimin e ndjekjes së shkollës, duke aplikuar kështu në këtë aspekt të gjitha dispozitat në fuqi në lidhje me të drejtën e shkollimit, të futjes në shërbimet edukuese dhe të pjesëmarrjes në jetën e komunitetit shkollor.
Madje, edhe kush ka hyrë pas futjes në fuqi të Marrëveshjes së integrimit, me nënshkrimin e dokumentit i huaji angazhohet, në disa pika të ndryshme të marrëveshjes, të garantojë përmbushjen e detyrimit shkollor të fëmijëve të vet të pranishëm në territorin italian. Mospërmbushja e kësaj pike – përjashtuar rastet kur provohet angazhimi për garantimin e kësaj të drejte të miturit – sjell humbjen e të gjitha pikëve (kreditove) të dhëna nga Marrëveshja e Integrimit dhe të atyre të grumbulluara më pas, si edhe parashikohet shfuqizimi i marrëveshjes për mospërmbushje.
Me qarkoren nr. 2 të Ministrisë së Arsimit, Universitetit dhe të Kërkimit shkencor (MIUR) të 8 janarit 2010është vendosur një përqindje maksimale e nxënësve të huaj për klasë e barabartë me 30% (e ashtuquajtur tavan). Kjo qarkore bazohet në nenin 45 të D.P.R. 394/99 ë parashikon që prania e nxënësve të huaj në çdo klasë nuk duhet të mbizotërojë kundrejt nxënësve italianë. Tavani 30% i nxënësve t huaj është një kriter me karakter organizativ që mund edhe të ngrihet, me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm drejtuar Zyrës Shkollore të Krahinës, kur të huajt e regjistruar, të lindur në Itali apo jashtë, zotërojnë njohuri gjuhësore të përshtatshme. Kufiri maksimal mund të ulet në rastin kur fëmijët e huaj të regjistruar nuk janë të zotët me gjuhën italiane aq sa nuk arrijnë të ndjekin mësimet apo nëse ekzistojnë probleme të dokumentuara.
Klasa në të cilën regjistrohen nxënësit e huaj që arrijnë në Itali në moshën e shkollës së detyrueshme është ajo që i korrespondon moshës së fëmijës. Pas një vlerësimi të vëmendshëm të Kolegjit të mësuesve, i mituri mund të vihet në një klasë tjetër sipas kompetencave që dëshmon, të nivelit të përgatitjes dhe të titullit të mundshëm të studimeve që i huaji mund të ketë marrë në vendin prej nga vjen. Për këtë aspekt flitet qoftë në qarkoren nr. 2/2010 të MIUR-it, qoftë në nenin 45 të D.P.R. 394/99.
Figura e ndërmjetësuesve gjuhësorë e kulturorë
Është një figurë profesionale që luan rolin e urës mes nxënësit të huaj dhe shkollës italiane. Kujdes, ndërmjetësuesi nuk zëvendëson mësuesin në detyrën e mësimdhënies së italishtes, por përfaqëson një mbështetje në këtë aspekt. Rëndësia e kësaj figure qëndron në njohjen e gjuhës dhe të kulturës së vendlindjes së nxënësit, gjë që lehtëson komunikimin dhe futjen e fëmijës së huaj në mjedisin kulturor e shoqëror të shkollës. Për më tepër, ndërmjetësuesi promovon dialogun dhe ndër-kuptimin mes prindërve të huaj dhe personelit të shkollës.
Kur bëhet regjistrimi në shkollë
Regjistrimi i të miturve të huaj në shkollat italiane duhet të respektojë të njëjtat kushte të parashikuara për të miturit italiane, por mund të kërkohet në çdo periudhë të vitit shkollor, për çdo shkollë. Ky lehtësim lejon që edhe të miturit e huaj që vijnë në Itali me bashkim familjar me prindërit, të vazhdojnë mësimet që kanë nisur në atdhe, pa ndërprerë shkollimin e tyre. Mund të parashikohen provime integruese për të verifikuar njohuritë e gjuhës italiane dhe të lëndëve të tjera dhe për të vendosur në cilën klasë ai të regjistrohet.
Në bazë të Dekretligjit 95/2012, regjistrimi në shkollat shtetërore tetëvjeçare e të mesme bëhet vetëm përmes internetit, ndërsa kërkesa për kopshtin i duhet dorëzuar dorazi institutit të zgjedhur. Për bijtë e imigrantëve të parregullt mund të vazhdohet të bëhet regjistrimi si më parë, duke paraqitur kërkesën dorazi në shkollë, pasi në formularin e përpiluar on line është e pamundur të mbushen të gjitha fushat e parashikuara për të çuar deri në fund kërkesën e regjistrimit.
Pasi zgjidhet shkolla, mund të vendoset për:
- Të ndiqet ora e mësimit të besimit katolik, apo të zëvendësohet me të tjera veprimtari shkollore;
- Të bëhet regjistrimi në para-shkollë apo post-shkollë, shërbim që u kushtohet prindërve me orare pune që nuk korrespondojnë me ato të hyrjes apo të daljes së fëmijës nga shkolla. Ky shërbim është kryesisht i pranishëm në shkollat fillore;
- Të përfitojnë transportin shkollor, nëse është i parashikuar nga shkolla, e që sidoqoftë është një shërbim me pagesë. Ky shërbim është kryesisht i pranishëm në shkollat fillore e tetëvjeçare;
- Të hanë në mensën e shkollës (nëse shkolla e parashikon këtë shërbim) duke specifikuar nëse për arsye shëndetësore apo fetare fëmija duhet të ketë një dietë të veçantë. Shërbimi ofrohet kundrejt një pagese, por është e mundur që prindërit të kërkohet reduktimi i tarifës apo mospagimi i plotë i saj duke treguar, me anë të formularit ISEE , se kanë të ardhura të ulëta. Ky formular paraqitet pranë zyrave administrative të shkollës. Shërbimi është kryesisht i pranishëm në çerdhe, kopshte dhe shkollat fillore.
Për të kompletuar procedurën e regjistrimit, në shkollë duhen paraqitur certifikata e lindjes dhe/ose dokumenti i identitetit, dokumentet shkollore (lidhur studimet e bëra në atdhe, e në këtë rast nevojitet përkthimi dhe legalizimi dokumenteve), certifikatat mjekësore, lidhur me vaksinimin. Në Itali ka vaksina të detyrueshme me ligj që duhen bërë nga të gjithë të miturit. Nëse ato nuk janë bërë, drejtuesit e shkolis njoftojnë Ndërmarrjen shëndetësore lokale.
Në mungesë të dokumenteve të sipërpërmendura, i mituri regjistrohet në shkollë, por nëse brenda gjashtë muajve nuk dokumentohet kush është prindi, shkolla mund të sinjalizojë rastin pranë Autoritetit gjyqësor për të miturit. Në rast se verifikimesh negative mbi identitetin e nxënësit, titulli i studimit lëshohet me të dhënat identifikuese të çastit të regjistrimit të fëmijës në shkollë.
Dokumenti i qëndrimit
Përgjithësisht, të miturit regjistrohen në lejen e qëndrimit të prindërve, prandaj konsiderohen me leje qëndrimi për motive familjare, pavarësisht nga fakti nëse kanë lindur në Itali apo jo.
Shtetasit komunitarë që jetojnë mbi tre muaj në territorin italian duhet të kërkojnë regjistrimin pranë zyrës së Gjendjes Civile dhe lëshimin e dëshmisë së qëndrimit si dokument që dëshmon respektimin e dekretit legjislativ nr. 30/2007.
Leja e qëndrimit për motive familjare , lëshuar shtetasve jokomunitarë, është e ripërtërishme edhe për bijtë në moshë madhore që vazhdojnë rrugëtimin e tyre shkollor pas mbushjes së 18 vjeçëve, siç parashikon direktiva nr. 17272/7 e Ministrisë së Brendshme e 28 marsit 2008, me kusht që njëri prej prindërve të plotësojë kriteret e të ardhurave e të strehimit të kërkuara për procedurën e bashkimit familjar.
Në rastin kur me mbushjen e moshës madhore i huaji vendos të mos varet më nga prindërit e të kërkojë leje qëndrimi për studime apo për punë duhet të përmbushë kriteret e parashikuara për rastin përkatës.
Kujtohet së fundi, që kush është titullar i një lejeje qëndrimi për studime mund të bëjë çfarëdo pune të varur apo të pavarur për maksimumi 20 orë në javë, që për 52 javët e vitit, nuk duhet të kapërcejnë 1.040 orë, për kohën e vlefshmërisë së lejes së qëndrimit (neni 14, paragrafi 4 D.P.R. 394/99).