in

Scanderbeg e shqiptarët e Parmës në festë për fitoren e kampionatit

Të dielën e fundit të kampionatit të kategorisë së dytë, grupi D, u zhvillua ceremonia e fitores së titullit kampion nga Scanderbeg. Kryetari i Bashkisë së Parmës, Pizzarotti: “Jeni shembulli konkret se si sporti është mjet integrimi dhe bashkimi midis njerëzve dhe etnive të ndryshme”
Reportazh nga Marion Gajda

Ditën e diel në Parma u zhvillua ceremonia e fitores së titullit kampionSkuadres së futbollit Scanderbeg. Mbas përfundimit të ndeshjes së fundit të kampionatit, shoqata Scanderbeg kishte përgatitur një ceremoni në nder të djemve kuq e zi dhe stafit drejues. Në këtë veprimtari merrnin pjesë mjaft tifozë të skuadrës si dhe një numër i madh antarësh e simpatizantësh të shoqatës Scanderbeg. Mes të ftuarve ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Parmës, Federico Pizzarotti.

Fjalën e hapjes së Ceremonisë e mbajti një prej drejtuesve historikë të skuadrës, Fabrizio Ferrari, i cili midis emocioneve të kësaj ngjarje historike, përshkroi të gjithë punën që është bërë gjatë këtyre viteve, duke u ndalur tek sakrificat dhe vështirësitë e vitit të fundit për të marrë titullin Kampion.

Pas fjalës hyrëse, Ferrari, ftoi të fliste Presidentin e nderit të skuadrës dhe njëkohësisht Presidentin e Shoqatës Scanderbeg, Shpendi Ndreu.

“Kemi vite që presim këtë moment” u shpreh Ndreu, “kemi hasur në mjaft momente të vështira gjatë rrugës sonë, por sot falë përkushtimit të skuadrës e të grupit drejtues arritëm të japim rezultatin e shumëshpresuar”, tha Shpendi Ndreu, i mbështjellë nga emocionet e momentit dhe nga duratrokitjet e shumta që djemtë e ekipit dhe të pranishmit jepnin gjatë fjalës së tij.

Presidenti i Shoqatës Scanderbeg, Shpendi Ndreu, dhe Kryetari i Bashkisë së Parmës, Federico PizzarottiMbas Presidentit Ndreu, në skenë hipi Kryetari i Bashkisë së Parmës Federico Pizzarotti, i cili përgëzoi disa herë punën e shkëlqyer që ekipi futbollit dhe shoqata Scanderbeg kanë bërë gjatë këtyre viteve. “Jeni shembulli konkret se si sporti është mjet integrimi dhe bashkimi midis njerëzve dhe etnive të ndryshme” tha Pizzaroti. “Skuadra e futbollit Scanderbeg nuk është vetëm ekipi i shqiptarëve por është një skuadër multietnike e qytetit, ku integrimi dhe bashkëpunimi janë simbolet e vërteta të saj”, përfundoj Kryetari i Bashkisë së Parmës.

Mbas fjalimeve të rastit ishte radha e ndarjes së medaljeve për lojtarët, drejtuesit e skuadrës dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë rezultat.

Jam krenar që jam midis jush dhe ju jam mirënjohës për mbështetjen që më keni dhënë, për mua ka qënë një eksperiencë e veçantë të punoj me një skuadër multietnike, kam mësuar mjaft gjëra nga ju dhe shpresoj të vazhdojmë akoma bashkëpunimin” – tha trajneri i ekipit Luca Leva, gjatë momentit që Kryetari i Bashkisë Pizzarotti i dha targën e mirënjohjes që skuadra kishte përgatitur për të.

Tifozi më i vogël i skuadrës, Pablo, mes lojtarëveNdërsa kapiteni i skuadrës, i thirrur për të ngritur Kupën e fitores, u shpreh se këtë moment historik dëshironte t’ia kushtonte të gjithë tifozëve kuq e zi që nuk kanë pushuar së besuari tek skuadra në as një moment. “ Në veçanti dua t’ia kushtoj tifozit më të vogël të skuadrës, Pablos 13-vjeçar, që na ndjek pa pushim prej vitesh” – tha Ziliotti i cili i dhuroi djalit fanellën kuq e zi të firmosur nga të gjitë djemtë e ekipit.

Në fund të ndarjes së medaljeve, stafi drejtues i shoqatës Scanderbeg kishte përgatitur dhe një targë mirënjohjeje të veçantë. “Të gjithë e dimë që ndoshta pa kontributin dhe mbështetjen konkrete të tij, skuadra nuk do të eksistonte dhe nuk do të ishte këtu ku është sot” – tha zëvendës presidentja e Shoqatës Scanderbeg Vojsava Tahiraj, e cila ftoi në emër të shoqatës Presidentin Shpendi Ndreu të marrë targën surprizë të përgatitur për të.

“Jam shumë i emocionuar dhe ju falënderoj për këtë surprizë e sidomos për fjalët që më keni shkruar”- tha Presidenti Ndreu.

Në targë shkruhej “I nisur nga në vend i vogël si emigrant me një ëndërr të madhe. Një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por guximi, shkathtësia dhe ndershmëria të nderuan. Të njëjtën vendosmëri, bashkëpunim dhe mbështetje ia dhe që nga lindja e saj një skuadre të vogël dhe e ndihmove të bëhej e madhe. Faleminderit për kontributin tënd. Shoqata Scanderbeg”.

 

Sadiq Khan, kryebashkiaku i ri i Londrës është bir imigrantësh dhe mysliman

Gli albanesi d’Italia su TV2000 (VIDEO)