in

Social Card për imigrantët. “INPS dhe Posta të aplikojnë ligjin”

Shoqata e Studimeve Juridike mbi Imigracionin u kërkon të japin informacione të sakta dhe formularë të përditësuar për kartën sociale, të drejtën e të cilës nuk e kanë vetëm italianëve: “Italia rrezikon një procedurë të re shkejeje”

Romë, 17 janar 2014 – E drejta e imigrantëve për Kartën Sociale (Social Card) rrezikon të mbetet vetëm në letër.

Ligji thotë se nga ky vit edhe qytetarët evropianë që jetojnë në Itali dhe qytetarët jokomunitarë me leje qëndrimi CE për qëndrues afatgjatë mund të përfitojnë Social Card, që quhet ndryshe Kartëa e blerjeve,në të cilën shteti ngarkon çdo dy muaj 80 euro që mund të shpenzohen për ushqime, barna dhe faturat e dritave e gazit. Një ndihmë që u dedikohet të moshuarve mbi 65 vjeç dhe fëmijëve nën 3 vjeç (në këtë rast është titullar prindi) me të ardhura familjare të ulëta.

E megjithatë siç kemi sinjalizuar edhe në Shqiptariiitalise.com, as INPS që jep kontributin, as Posta Italiane, përmes sporteleve të të cilës paraqiten kërkesat për lëshimin e Kartave Sociale, duket se nuk e kanë marrë vesh. Në faqet e tyre internet, ashtu si edhe në ato të ministrive të Punës dhe të Financave ekziston akoma kriteri i shtetësisë italiane, gjë që konfirmohet edhe nga call center-ët e tyre. E nëse një imigrant i informuar mirë provon të kërkojë kartën sociale, nuk di ç’formularë të përdorë, pasi të gjithë ata në qarkullim nuk janë përditësuar akoma.

Kundër kësaj situate tani ka ndërhyrë edhe ASGI, shoqata për Studimet Juridike mbi Imigracionin, që i ka nisur letër INPS-it, ministrisë së Punës dhe asaj të Integrimit, dhe për njohuri edhe UNAR-it, Zyrës Kundër Diskriminimeve Raciale. Me një mesazh të thjeshtë e të qartë: duhet aplikuar ligji.

“Është i nevojshëm – shkruan ASGI – një përditësim i menjëhershëm i faqeve internet institucionale në pjesët që përmbajnë informacione mbi ata mund të përfitojnë ‘kartën e blerjeve”, si edhe këshillohet një fushatë informuese. Kërkojmë edhe që të përditësohen  sa më parë formularët e nevojshëm në mënyrë që t’u lejohet edhe qytetarëve joitalianë që e kanë të drejtën e Social Card-ës të mund të paraqesin kërkesën për të”.

Shoqata kujton se “përfitimi që u është shtrirë edhe të huajve pas hapjes nga ana e Komisionit Evropian e një procedure shkeljeje të të drejtës BE (nr. 4009/2013) dhe se shkelje të të drejtës evropiane dhe për rrjedhojë procedura të shkeljes mund të hapen edhe në prani të praktikave administrative që shkojnë kundër normave evropiane”. ASGI shton që “shtrirja e përfitimit duhet të nënkuptohet edhe për refugjatët dhe personat që gëzojnë statusin e mbrojtjes humanitare që janë të barabartë me shtetasit italian për sa i përket asistencës sociale”.

Elvio Pasca

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Aeroporti i Rinasit padit në gjykatë Belle Air-in: Na ka borxh rreth 300 mijë euro

Kujtesa, identiteti dhe integrimi – Letërsia shqiptare migrante në gjuhën italiane