in

Speciale sanatoria 2012

Quajeni po deshët edhe ‘legalizim’, apo ‘normë kalimtare’, sipas terminologjisë së ‘politically correct’ ku fjala Sanatore është e ndaluar pasi shkakton reagime nervoze në radhët e politikanëve të partive apo të një pjese të madhe të votuesve, kjo ‘dispozitë e përkohshme’ e përfshirë në dekretin legjislativ të miratuar më 16 korrik, të botuar më 25 korrik në Gazetën Zyrtare dhe që hyn në fuqi nga 9 gushti.
Erdhi çasti i shumëpritur për qindra mijëra vetë: sanatoria. Nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit, me një kontribut prej një mijë eurosh, do të paraqiten kërkesat për legalizimin e punonjësve të huaj të parregullt.
Në këtë faqe do të gjeni të gjitha lajmet, udhëzuesit e përgjigjet e ekspertëve mbi sanatoren.

Lejeqëndrim për pritje punësimi nëse marrëdhënia e punës ndërpritet
Në rast forcash madhore, vendin e punëdhënësit të parë mund ta zërë një i dytë. Punëdhënësi dhe punonjësi duhet të nënshkruajnë patjetër kontratën e qëndrimit. Udhëzimet e fundit të ministrisë së Brendshme

Mundësia e fundit për kë ka paguar 1.000 euro, por nuk ka paraqitur kërkesën
Punëdhënësit që nuk ka përfunduar procedurën e kërkësës së legalizimit të punonjësve mund të përpilojnë e të nisin on-line formularët nga 10 dhjetori deri më 31 janar 2013. Për t’u futur në sistem duhet të përdorin të dhënat e shkruara në F24 me të cilin kanë paguar njëmijë eurot

Taksat dhe rrogat e muajve të shkuar vetëcertifikohen
Për të çuar deri në fund procedurën e legalizimit të të huajve kërkohen pagesat e rrogës, kontributeve dhe taksave e të paktën gjashtë muajve të prapambetur

Brenda 16 nëntorit duhen paguar taksat e prapambetura
Ndërmarrjet kanë afat edhe nesër për të derdhur taksat mbi rrogat e punonjësve për gjashtë muajt e shkuar. Skadenca nuk vlen për familjet që kanë kërkuar legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë

Takimet e para për familjet, ndërmarrjet e punonjësit e huaj
Sportelet Unike për imigracionin po japin takimet e para për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit, edhe në Romë e Milano. Por është ende shpejt për të thënë si do të vejë këtë radhë

Regjistrim në Shërbimin shëndetësor për të huajt e parregullt në pritje të legalizimit
Punonjësit për të cilët është paraqitur kërkesë legalizimi trajtohen njësoj si ata që e kanë në xhep lejen e qëndrimit. Udhëzimet e ministrisë së Brendshme

Për patronatet “u përjashtua treçereku i të interesuarve”
Inas, Inca, Ital dhe Acli: “Pati shtrëngime të tepruara, me gjithë kërkesat që i bëmë qeverisë. Numri i kërkesave është shumë i reduktuar në krahasim me realitetin e punës në të zezë”

Nis pritja, ecuria e praktikave ndiqet në internet
Sportelet unike për imigracionin i kanë hyrë punës me kërkesat e paraqitura nga punëdhënësit. Ja si të verifikohet ecuria e praktikës në faqet internet të ministrisë së Brendshme

Ministri i Brendshëm: Pak kërkesa? Kishte pak të parregullt…”
Ministri Anna Maria Cancellieri: “U dhamë të gjithëve mundësi të legalizojnë marrëdhëniet e punës, dukuria nuk ishte aq e përhapur sa mendohej”. Po kostot e larta e procedurat e ngatërruara e të ngurta? “Aplikuam maksimumin e mirëkuptimit”

Sanatoria mbyllet me rreth 135 mijë kërkesa. As 4 mijë për shqiptarë
Kërkesat në shumicën dërrmuese janë për bashkëpunëtorë shtëpiakë (115.969  kundrejt 18.607). Më të shumta për qytetarë nga Bangladeshi, Maroku, India. Për shqiptarët vetëm 3.884 kërkesa, 1.126 prej të cilave për punonjës të varur

Ditët e fundit. Deri më 11 tetor, rreth 100 mijë kërkesa të paraqitura
Sanatores po i vjen fundi e deri tani kërkesat për legalizim punënjësish të huaj janë shumë të ulëta. Kërkesat për shqiptarë, pak më shumë se 2.300

Pranohet si provë e pranisë në Itali edhe një dokument i lëshuar nga konsullata
Veç dokumenteve të prodhuara nga Ambasada e konsullatat në Itali, të vlefshme edhe dokumentet përkatëse të shërbimeve të ofruara nga Postat italiane, kuponi i dërgesave të parave me institute bankare/agjenci Money Transfer, biletat e linjave ajrore etj. Natyrisht nëse janë lëshuar para datës 1 janar 2012. Këto pohon ministria e Brendshme në faqet e saj zyrtare në pyetje-përgjigjet e përditësuara

Interpretim i zgjeruar mbi dëshminë e pranisë në Itali
Do të pranohen për të dëshmuar praninë në Itali edhe skedat telefonike, teserat e mjeteve publike dhe dokumente të tjera të lëshuara nga privatët që ofrojnë shërbime publike”. Avokatura e Shtetit përkrah linjën e Riccardit duke u dhënë një mundësi më shumë punonjësve të huaj

Edhe tesera e abonimit e transportit publik vlen si dëshmi pranie në Itali
Teserat e abonimit në mjetet e transportit publik të lëshuara përpara datës 31 dhjetor 2011, “nëse janë me foto dhe të dhëna personale”, mund të dëshmojnë praninë e të huajit në Itali. Është ky sqarimi që ministria e Brendshme i jep një shoqate ndërsa pritet një qarkore që t’u japë fund mëdyshjeve mbi këtë pikë

25 shtator. Kërkesat me hapin e breshkës
Ndërsa kanë kaluar dhjetë ditë nga e para e mundshme për të paraqitur kërkesë për legalizimin e punonjësve të huaj, sanatoria vazhdon të shkojë përpara ngadalë, me një mesatare kërkesash as 3 mijë në ditë. Deri tani vetëm 532 kërkesa për shqiptarë

“Pa sqarime mbi dëshminë e pranisë do të jetë dështim i plotë”
Apeli i Takimit kombëtar mbi imigracionin: “Mundim i punonjësve dhe i punëdhënësve. Të sqarohet sa më shpejt çfarë nënkuptohet me organizëm publik, duke e zgjeruar sa më shumë të jetë e mundur kategorinë”

Deri më 19 shtator, vetëm 209 kërkesa për shqiptarët
Deri në orën 13.00 të 19 shtatorit, janë nisur rreth 12.300 kërkesa, nga të cilat vetëm 1.252 për punonjës të varur, të tjerat për bashkëpunëtorë familjarë

Mbi 4.500 kërkesa ditën e parë. As 400 për punonjës të varur
Ka nisur muaji i legalizimit të punonjësve të huaj në të zezë. Në ditën e parë janë paraqitur 4.547 kërkesa, kryesisht për bashkëpunëtorë familjarë (4.168) që kanë “kosto legalizimi” më të ulët se punonjësit e varur për të cilët janë paraqitur vetëm 379 kërkesa

Udhëzimet për përpilimin e kërkesave online
Në sitin e ministrisë së Brendshme dy modele në dispozicion: EM-DOM për legalizimin e punonjësve shtëpiakë dhe EM-SUB për punonjësit e tjerë. Ja si të përpilohen

Qarkore e re e ministrisë. Sanatore edhe për ata që kanë leje qëndrimi
Nga ministria e Brendshme sqarime të mëtejshme mbi procedurën. Është zyrtare, mund të përfitojnë edhe të gjithë ata të huaj që kanë leje qëndrimi që nuk u lejon të punojnë apo të punojnë vetëm me orar të reduktuar

Tabelat ilustruese dhe sqarimet e para të ministrisë së Brendshme
Ministria e Brendshme i paraqet procedurën e sanatores patronateve dhe shoqatave. Së shpejti edhe një sërë FAQ të ministrisë, por tani për tani duhet të kënaqemi me disa përgjigje të pyetjeve më të shpeshta

Udhëzuesi i Stranieriinitalia.it
Kriteret për punëdhënësit dhe punonjësit.
Procedura para dhe pas nisjes së kërkesës

La guida di Stranieriinitalia.it
I requisiti di datori di lavoro e lavoratori.
La procedura prima e dopo l’invio della domanda.

Sanatoria. Nga 8 shtatori mund të paguhen 1.000 eurot
Para se të paraqesin kërkesën e legalizimit të marrëdhënies së punës me një të huaj, punëdhënësit duhet të paguajnë kontributin forfetar që, edhe në rast të hedhjes poshtë të kërkesës, nuk kthehet mbrapsht. Këtu gjeni modelin dhe udhëzimet për përpilimin

Dekreti ndërministror me detajet në Gazetën Zyrtare
Teksti i plotë i dekretit (në italisht):

Ministria e Brendshme: “Ja si paguhen 1.000 euro”
Shkarkoni F24 dhe lexoni shembujt e përpilimit të formularit

“Të shumta paqartësitë mbi dëshminë e pranisë në Itali”
CISL: “Procedura e legalizimit është e shtrenjtë, shumë punëdhënës nuk do të paraqesin kërkesë dhe fatkeqësisht edhe këtë radhë e kanë në dorë vetëm ata”. Shoqata e punëdhënësve shtëpiakë Assindatcolf: “ Familjet të çorientuara, nevojitet menjëherë të bëhet i ditur dekreti me detajet”

UIL: “E vështirë dhe e shtrenjtë, rrezikon të dështojë”
Sekretari Loy: “Është e palogjikshme të kërkosh dokument pranie, tepër të lartë kufijtë dysheme për të ardhurat e punëdhënësve dhe kostoja e legalizimit, është diskriminuese të përjashtosh ata që punojnë part-time. Mijëra vetë mund të humbasin këtë rast”

INPS: “E rëndësishme që marrëdhëniet e punës të mbahen gjallë”
Antonio Mastrapasqua (INPS):“Në çdo dhjetë kontrata të sanatores 2009, janë zhdukur shtatë. I bëj thirrje sensit qytetar të sipërmarrësve”

“Dyer të mbyllura për të huajt me punë të pavarur apo atipike
Usb Migranti: “Kush nuk ka një kontratë pune të varur duhet të ndihet fajtor për statusin e tij. Nevojitet më shumë informim për të shmangur mashtrimet”

Nga 7 shtatori pagesa e 1.000 eurove
Zyra e tatim-taksave ka shpjeguar si të mbushet modeli “F24 Versamenti con elementi identificativi”. Krijohen dy kode taksash, REDO për bashkëpunëtorët familjarë, RESU për të gjithë punonjësit e tjerë

Gati dekreti ndërministror me detajet
Kërkesat on line, kontributi forfetar me formularin F24, të ardhurat minimale për punëdhënësit nga 20 deri në 30 mijë euro. Brenda pak ditëve botimi në gazetë zyrtare

Si dëshmohet prania në Itali nga 31 dhjetori 2011?
Nga 15 shtatori do të jetë e mundur të legalizohen të gjithë të huajt që janë punësuar në të zezë. Kam lexuar se duhet të dëshmojnë praninë e tyre në Itali prej 31 dhjetorit 2011. A mund të më sqaroni si dëshmohet një gjë e tillë, cilat dokumente janë të vlefshme për këtë? Është kjo pyetja që haset më shpesh  mbi sanatoren

9 gusht 2012. Vjen në fuqi dekreti i sanatores
Sanksione më të rënda për ata që punësojnë të huaj të parregullt, mundësi paditjeje të shfrytëzimit të rëndë kundrejt një lejeqëndrimi për mbrojtje humanitare dhe çka është më e rëndësishme një “fazë kalimtare” për legalizimin e marrëdhënieve të punës së parregullt. Me fjalë të tjera, nga dje dekreti që parashikon sanatoren është në fuqi

Sanatoria. Kujdes nga mashtruesit
Përvoja e sanatoreve të fundit na mëson se do të jenë të shumtë ata që do të përpiqen të bëjnë para mbi ëndrrat e klandestinëve për një leje qëndrimi. Mes punëdhënësish të rremë e ndërmjetësuesish, imigrantët “klientë” vetëm humbasin

Dekreti që përmban sanatoren mbërrin në Gazetën Zyrtare
Hyn në fuqi më 9 gusht ‘dekreti i sanksioneve’ që sjell në fuqi dënime më të rënda për familje e sipërmarrje që marrin në punë imigrantë me qëndrim të parregullt, por edhe mundësinë për t’u shpëtuar gjobave e dënimeve dhe për të legalizuar punonjësit duke paraqitur për ta deklaratë legalizimi nga 15 shtatori deri më 15 tetor. Lejeqëndrim edhe punonjësve ‘veçanërisht’ të shfrytëzuar që padisin punëdhënësin

Mbërrin sanatoria. Kërkesat nga 15 shtatori. Ja si funksionon
Nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit, me një kontribut prej një mijë eurosh, do të paraqiten kërkesat për legalizimin e punonjësve të huaj të parregullt. Përjashtohen imigrantët e konsideruar të rrezikshëm.
Një dekret ndërministror do të përcaktojë detajet.

Il testo della Regolarizzazione 2012
La “disposizione transitoria” inserita nel decreto legislativo (articolo 5) sulle sanzioni per chi assume immigrati irregolari approvato il 6 luglio dal Consiglio dei Ministri e in attesa di pubblicazione in Gazzetta Ufficiale. Grazie alla dichiarazione di emersione, imprese e famiglie al sicuro, permesso di soggiorno ai lavoratori.

Sanatoria 2012 – Pyetjet tuaja, përgjigjet e ekspertëve

Sanatoria 2012 – Skeda praktike
Kush mund të paraqesë kërkesën e legalizimit? Për kë mund të kërkohet legalizimi? Kushtet mbi marrëdhënien e punës në të zezë. Kur duhet paraqitur kërkesa e a duhet paguar? Të përjashtuarit e sanatores 2012. Procedura pranë Sportelit Unik për Imigracionin.
Disa sqarime paraprake të ekspertëve të imigracionit të Stranieri in Italia

Një sanatore që vlen miliardë euro për shtetin Italian
Edhe po të legalizojnë vetëm gjysmën e punonjësve klandestinë, sanatoria do të sillte në arkat e shtetit 2,5 miliardë euro në vit. Stranieriininitalia.it: “Kështu edhe këta qytetarë të rinj të Italisë do të kontribuojnë në mëkëmbjen e Vendit”

Ministri Riccardi: “Është një mundësi për integrimimin”
“Kemi vënë në jetë udhëzimet e Parlamentit. Nuk është një sanatore e përgjithshme, ka kritere shumë të rrepta”

Kush punon do të marrë lejeqëndrimin
Qeveria ka përvetësuar direktivën europiane që ashpërson dënimet për ata që punësojnë të huaj me qëndrim të parregullt në Itali. Ndërmarrjet e familjet që vetëdenoncohen (e paguajnë) do të mund t’i shmangin sanksionet e reja dhe imigrantët do të kenë lejen e qëndrimit. Në rastet e shfrytëzimit më të rëndë, lejeqëndrim për ata që padisin punëdhënësin

Sanatoria. Nga Senati një shpresë që kushton të paktën njëmijë euro
Komisionet për çështjet kushtetuese dhe të drejtësisë aprovojnë dënimet e reja për ata që marrin në punë emigrantë ilegalë. Me kusht që qeveria të bëjë një sanatore për emigrantët e parregullt që kanë një vend pune

La truffa corre anche online
“La prova della presenza e un datore di lavoro? Te li diamo noi, basta che paghi”. Si moltiplicano anche sul web le promesse illegali e impossibile, come quelle di Sanatoria2012.com. Non cascateci

Il sito truffa non è più online
Le pagine di Sanatoria2012.com non sono più visibili. Il ministero dell’Interno: “Li abbiamo denunciati, massima vigilanza”

 

Efektet e nacionalizmit të ri të Berishës

Sanatoria. Mundësia e fundit për kë ka paguar 1.000 euro, por nuk ka paraqitur kërkesën