in

Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë. Pritet sot vendimi i Ministrave të BE-së

Këshilli i Ministrave i vendeve anëtare të Bashkimit Europian pritet të vendosë sot për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Tiranë, 24 qershor 2014 – Qeveria shqiptare është sot në ethet e pritjes së vendimit për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, që do t’i hapte ‘dritën jeshile’ nisjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas dy ditëve mbledhje në Luksemburg,  ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian shqyrtojnë zyrtarisht sot raportin për statusin e kandidatit për Shqipërinë, në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme që përgatit dhe konkluzionet për samitin europian të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit të Ministrave të BE-së dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

raportin e publikuar më 4 qershor mbi ecurinë e reformave shqiptare gjatë këtyre 6 muajve, u dhanë gjykime pozitive lidhur me zbatimin e prioriteteve të qeverisë shqiptare me forcimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, reformat në administratë etj.

Ndërkohë qeveria shqiptare është e angazhuar në përmbushjen e reformave evropiane.

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkuan në muajin dhjetor më shumë kohë për të gjykuar mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, sidomos forcimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

L’Italia perde? Moggi e Salvini: “Colpa di oriundi e stranieri”

Gaiani: Uroj që presidenca italiane e BE-së të nisë me lajmin e marrjes së statusit nga Shqipëria