Mbi sinjalizime të disa pjesëmarrësve fitues në programe të televizionit “italo-shqiptar” Agon Channel Italia, Striscia la Notizia, ndër trasmisionet televizive më të ndjekura të Canale 5, javën e shkuar i ka kushtuar hapësirë atij, duke e quajtur me ironi “Agon(ia) Channel” për atë që po i ndodh.
E ndërsa në Shqipëri flitet prej kohësh për mospagesë të rrogave të shumë punonjësve, nga Striscia mësohet edhe diçka e re: ka edhe konkurrentë fitues të programeve televizive të cilëve nuk u janë paguar shumat e fituara, por ka edhe figura si Pupo që ishte pjesë e VIP-ave që iu bashkuan projektit të Becchetti-t, të cilit nuk i janë paguar shuma goxha të majme.
Për kë e ka humbur Striscia la Notizia të 13 tetorit, poshtë gjen videon mbi këtë temë me gazetarin Jimmy Ghione që veç konkurrentit fitues të papaguar që ngre problemin e tij, takon edhe Pupon, që jo vetëm konfirmon ato që thotë i pari por tregon edhe “hallin” e vet.
Shtyp mbi imazh për të parë videon: