in

Studentët do ta kenë më të lehtë të lëvizin në BE

Kush ndjek studimet në një nga vendet e BE-së mund të lëvizë lirisht në vendet e tjera e nëse vjen në Itali mund të përtërijë lejen e qëndrimit. Sqarimet e ministrisë së Brendshme

Romë 26 shtator 2010 – Leja e qëndrimit për studime u garanton njëfarë të drejte lëvizjeje studentëve jokomunitarë në brendësi të BE-së.

studentiAta që studiojnë në një vend tjetër anëtar të Bashkimit Europian mund të vijnë në Itali e të vazhdojnë studimet apo të kryejnë një kurs studimesh plotësuese pa kërkuar vizë hyrjeje, dhe nëse qëndrojnë për më shumë se tre muaj duhet të kërkojnë lejeqëndrimin “italian” për studime. Kjo vlen edhe në rastin e kundërt, për studentët që janë rezidentë në Itali dhe që duan të shkojnë në një tjetër vend të BE-së.

Por çfarë ndodh nëse del nga Italia vetëm për një pjesë të programit të studimeve, për shembull, me një projekt Easmus, dhe 2transferimi” zgjat më shumë se gjashtë muaj? Teksti unik për imigracionin parashikon që “leja e qëndrimit nuk mund të përtërihet apo të zgjatet nëse i huaji e ka ndërprerë qëndrimin në Itali për një periudhë të vazhdueshme më të gjatë se gjashtë muaj”, me përjashtim të rasteve kur kjo varet nga detyrime ushtarake ose të tjera “motive të rënda e të dokumentuara”.

Më 15 shtator ministria e Brendshme ka shpjeguar me një qarkore se ndër “motive të rënda e të dokumentuara” mund të konsiderohet edhe një periudhë studimi në një vend tjetër anëtar të BE-së, me kusht që kjo të dokumentohet. Si? Duke paraqitur, kur personi kthehet në Itali, këto certifikata:

1. Certifikatë të lëshuar nga universiteti italian që dëshmon se ndjekja e kurseve të veçanta jashtë Italisë hyn ose plotëson programin e studimeve;
2. Certifikatë që të tregojë qëndrimin e rregullt në vendin tjetër anëtar të BE-së (për shembull, kopje e lejes së qëndrimit të lëshuar në atë vend);
3. Certifikatë e lëshuar nga universiteti i vendit tjetër BE që dëshmon kryerjen e rregullt të pjesës së programit të studimeve atje.

Lexo qarkoren e ministrisë së Brendshme italiane

Në Kroaci pa viza deri në fund të vitit

Lejeqëndrime të falsifikuara, 7 arrestime në Genova