in

Studimi: Shqipëria do të mbetet ndër më të varfërat në Europë edhe për 10 vjet

“BMI research”, kompani e grupit “Fitch Ratings”, parashikon që Shqipëria do të ketë rritje të ulët PBB-së ndaj edhe do të vazhdojë të jetë ndër më të varfërat në Evropë

Normat e ngadalta të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) do të kenë për rrjedhojë faktin që Shqipëria të mbetet mes vendeve më të varfëra në Europë gjatë dekadës së ardhshme. Në këtë konkluzion arrin raporti i fundit mbi Shqipërinë i BMI Research, një kompani e grupit të njohur ndërkombëtar të renditjes, Fitch Ratings.

Nga një prej ekonomive më të mbyllura në botë nën komunizëm, që përfundoi në vitin 1992, Shqipëria ka rritur hapjen e saj të tregtisë gjatë viteve të fundit. Shqipëria ishte një nga të vetmet vende evropiane që shmangu një recesion gjatë krizës globale ekonomike, dhe ka përmirësuar edhe marrëdhëniet me vendet fqinje. Progresi në secilën prej këtyre fushave u shpërblye në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin kandidat i BE-së.

Përkundër këtij përparimi, BMI Research mbetet më pak optimiste rreth perspektivave të rritjes në të ardhmen e vendit. Çështjet e trashëguara nga epoka komuniste ende vazhdojnë. Një bështetje e tepruar në konsumin privat nuk është optimale, duke pasur parasysh nivelin e dobët të zhvillimit të sektorit të konsumit, që është relativisht i ri. Ndërsa progresi i dobët në zbatimin e reformave strukturore do të dëmtojë projektin afatgjat ekonomik të vendit.

Korrupsioni mbetet një plagë në të dy qeveritë dhe biznesin, dhe ndikon mbi aftësinë tërheqëse të Shqipërisë si një destinacion për investime.

Burokracia e vendit është e lartë, dhe tregu i punës është tepër i varur nga sektori publik për punësim. Administratave të njëpasnëshme u mungon progresi për të zgjidhur këto probleme dhe kjo nënkupton se administrata aktuale e udhëhequr nga socialistët do të bëjë vetëm hapa në tentativë në zbatimin e reformave strukturore në vitet në vijim.

Angazhimi i BE-së për të mos pranuar anëtarë të rinj për pesë vjet, duke filluar nga viti 2015 mund të reduktojë shtysat ndaj qeverisë për të zbatuar reforma të dhimbshme.

Si rrjedhojë, raporti del në përfundimin se procesi i konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se vendet e BE-së për të kapur gradualisht nivelet e mesatares europiane), po e humb ritmin, ndaj Shqipëria parashikohet që edhe për 10 vjet të mbetet ndër më të varfërat në Europë. (Sipas Monitor)

 

Emigrantët në Greqi i shkruajnë kryeministrit: “Problemet tona presin akoma zgjidhje”

Cittadinanza ad Anatolij Korov. Così l’Italia ringrazia l’immigrato eroe